Prokuroria Speciale (PS), ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit SH.K., për shkak të dyshimit të bazuar mirë se ka kryer veprën penale ‘’Ushtrim i ndikimit’’ nga neni 424 paragrafi 1 të Kodit Penalë të Republikës së Kosovës.
Aktakuza është dorëzuar në Gjykatën Themelore në Prishtinë, Departamentin Special.
“I pandehuri gjatë vitit 2022 dhe 2023 kishte kërkuar dhe pranuar përfitim pasuror për vete me premtimin se do të ushtrojë ndikim të padrejtë mbi vendimmarrjen e personave zyrtarë të një ministrie dhe gjatë aplikimit të masave të veçanta të simulimit të veprës së korrupsionit i pandehuri arrestohet nga Policia e Kosovës në flagrancë derisa pranon një shumë të parave”, thuhet në njoftim.


