Presidenti turk Recep, Tayyip Erdogan, ka thënë se veprimet e kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu në lidhje me Gazën, nuk dallojnë nga ato të liderit nazist Adolf Hitler, shkruan Times of Israel.
Kjo nuk është hera e parë që Erdogan e krahason Izraelin me Gjermaninë naziste, kurse presidenti turk në qershor të vitit 2014 akuzoi Izraelin se ka “ruajtur shpirtin e Hitlerit” gjatë luftës në Gazë.
“I kemi parë kampet naziste izraelite në stadiume, apo jo? Çfarë është ajo? E mbani mend kur flisnin për Hitlerin në një mënyrë të çuditshme? Si ndryshoni nga Hitleri? Do të na bëjë të dëshirojmë Hitlerin. A ka diçka ndryshe në veprimet e Netanyahut në krahasim me atë të Hitlerit”, tha Erdogan.
Erdogan e ka quajtur më parë Netanyahun “kasapin e Gazës”, duke e akuzuar për veprime që përbëjnë “gjenocid” dhe ka kërkuar që ai të ndiqet penalisht nga një gjykatë ndërkombëtare për krimet e luftës.
Izraeli tërhoqi diplomatët nga Turqia në tetor, pasi Erdogan akuzoi Izraelin për kryerjen e krimeve të luftës. Turqia më vonë tërhoqi ambasadorin e saj nga Izraeli.
Izraeli ishte aleati rajonal i Turqisë për një kohë të gjatë përpara se Erdogan të vinte në pushtet, por lidhjet u përkeqësuan pas një sulmi të vitit 2010 nga komandot izraelite në Mavi Marmara të lidhur me Gazën, ku u vranë dhjetë aktivistë turq


