KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Universiteti i Zarës në Kroaci, i gatshëm ta mbeshtesë arsimin në Kosovë
Arsim

Universiteti i Zarës në Kroaci, i gatshëm ta mbeshtesë arsimin në Kosovë

Kosova News
Kosova News 17:28 -21/07/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Ministrja e Arsimit, e Shkencës, e Teknologjisë dhe e Inovacionit, Arbërije Nagavci, ka pritur në takim një delegacion nga Universiteti i Zarës, të prirë nga rektorja Prof. Dr. Dijana Vican me prorektoren dhe bashkëpunëtorët, të shoqëruar edhe nga udhëheqësja e projektit ALLED2, Efka Heder.

Në këtë takim është biseduar për bashkëpunimin e ndërsjellë në arsim, me theks të veçantë, ndihmën që mund të japë ky universitet dhe projekti ALLED2 në përmirësimin e cilësisë në Arsim dhe Aftësimin Profesional në Kosovë.

Ministrja Nagavci ka falënderuar rektoren Vican dhe ekipën e saj për gatishmërinë për ta mbështetur këtë segment të rëndësishëm të arsimit, zhvillimi i të cilit është edhe një nga prioritetet e MAShTI.  “Po punohet në reformimin e këtij segmenti të arsimit dhe është vendosur edhe si një nga fushat prioritare në Planin Strategjik të Arsimit për pesë vitet e ardhshme”, ka theksuar ministrja.

Ndërsa, rektorja Dijana Vican ka shprhur gatishmërinë që ekspertizën dhe përvojën e Universitetit të Zarës, i cili është edhe më i vjetri në Kroaci, ta vërë në dispozicion të mbështetjes për arsimin në Kosovë.

Në takim është biseduar për mundësitë e mbështetjes për Kosovën në kualifikimin e mësimdhënësve të Arsimit dhe Aftësimit Profesional, validimit të kualifikimeve, si dhe për programe të reja dhe rishikim të programeve ekzistuese.

Gjithashtu lexoni:

Universiteti i Prishtinës zgjeron bashkëpunimet me universitetet hungareze

Profesori dyshohet se goditi kolegen në Universitetin “Ukshin Hoti”, rasti nën hetim për lëndim të lehtë trupor

Ish-zëvendësministri i Arsimit nga LDK-ja përshëndet arritjet e UP-së: Po e them publikisht se këto dy vjet arsimi i lartë ka përparuar

Përfundon programi i PISA-s, u mbajt online në 239 shkolla të Kosovës

Shkolla në Kalabri do të mund të pranojë 1 mijë nxënës

TAGGED: mbeshtetja, takimi, uNIVERSITETI
Kosova News 21/07/2022 21/07/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
clear sky
18° _ 15°
77%
2 km/h
Sat
29 °C
Sun
29 °C
Mon
25 °C
Tue
25 °C
Wed
25 °C

Lajmet e Fundit

Kurti: AKI ka treguar efikasitet të jashtëzakonshëm në mbrojtjen e shtetit
15:17 -07/06/2025
Ushtarët letonezë kryejnë patrulla të koordinuara me Policinë e Kosovës
14:32 -07/06/2025
FSHF: Hyrja në stadium bëhet vetëm me biletë personale
13:40 -07/06/2025
Shqipëri-Serbi në ‘Air Albania’, apeli i policisë për tifozët
13:18 -07/06/2025
Murati: Opozita po vazhdon të mos e kryejë obligimin kushtetues
12:53 -07/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?