KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Pasi partitë opozitare dërguan disa ligje në Kushtetuese edhe Naim Qelaj në emër të AP-së paralajmëron dërgimin e Ligjit për Zgjedhje
Politikë

Pasi partitë opozitare dërguan disa ligje në Kushtetuese edhe Naim Qelaj në emër të AP-së paralajmëron dërgimin e Ligjit për Zgjedhje

Kosova News
Kosova News 13:20 -26/12/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Avokati i Popullit, Naim Qelaj, ka bërë të ditur se Ligjin për Zgjedhjet do ta dërgojnë në Gjykatën Kushtetuese.

Në konferencën e fundit për këtë vit, ai shtoi se për këtë i ka dërguar letër presidentes Vjosa Osmani.

Dërgimi i një ligji në Gjykatën Kushtetuese nga Institucioni i Avokatit të Popullit është paralajmëruar në kohën kur partitë opozitare kanë dërguar shumë ligje tjera për trajtim në Kushtetuese.

Qelaj thotë se nuk është në kompetencën e tij, nëse cili ligj u konvenon ose jo zyrtarëve politikë.

Kjo pasi deklarata e tij në një debat në Kuvend u bë “mollë sherri”, ndërmjet presidentes Osmani dhe kryeministrit Albin Kurti.

Qelaj pohoi se Ligji për zgjedhjet ka tejkaluar atë për barazinë gjinore dhe këtë nuk e lejon Kushtetuta.

Kur foli për trajtimin e ish-pjesëtarëve të UÇK-së në Hagë, ai tha se nga Gjykata Speciale nuk u janë përgjigjur thirrjeve të tyre. Sipas tij, të drejtat e të paraburgosurve po shkelen.

Qelaj, tha se këtë vit kanë pranuar 1.571 ankesa. Ai tha se për autoritete që më se shumti janë adresuar ankesa janë gjykatat, ministritë dhe komunat.

“Ne gjatë këtij viti kemi pranuara 1.571 ankesa, raste të hapura janë 608. Ankesat nga komunitetet këtë vit kanë pasur rritje, komuniteti serb ka pasur 148 ankesa ndërkaq ai boshnjak 22. Autoritete përgjegjëse ndaj të cilave më së shumti ka pasur ankesë, janë gjykata dhe komunat. Këtë vit i jemi drejtuar Gjykatës Kushtetuese me 5 raste. Kemi dërguar ligjin e pagave, ligji është në pritje të vlerësimit. Gjithashtu ne jemi drejtuar me komente Gjykatës Kushtetuese në lidhje plotësimi dhe ndryshimin e ligjit që përcaktojnë benificionet e pagës minimale. Gjithashtu kemi adresuar edhe komente në lidhje me Kodin e procedurës penale. Komente kemi dërguar edhe në lidhje me projektligjin për Byron e konfiskimit të pasurisë. Dhe e fundit është ligji për zyrtarët publik”.

Qelaj tha se shqetësuese për Avokatin e Popullit kanë qenë edhe rezultatet e PISA-s.

Edhe PDK-ja e dërgoi në Kushtetuese Ligjin për Fondin Sovran
LDK-ja e dërgoi në Gjykatën Kushtetuese Ligjin për Fondin Sovran

Gjithashtu lexoni:

Kurti në Mitrovicë, takim të zakonshëm me Bedri Hamzën – VIDEO

“Kryeministër, a po ndalesh një minutë” – Koci tentoi ta ndalojë, por ishte e kotë

Gërvalla: Kujdes, ndalesat arbitrare nga Serbia janë shtuar

Haxhiu pas dështimit të seancës konstituive: Përgjegjësia nuk i takon vetëm VV-së

Mustafa: LDK do të publikojë 15-pikëshin e qeverisë së unitetit – nuk insistojmë që ta udhëheqim

Kosova News 26/12/2023 26/12/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
clear sky
18° _ 18°
80%
2 km/h
Mon
27 °C
Tue
26 °C
Wed
27 °C
Thu
28 °C
Fri
25 °C

Lajmet e Fundit

Përditësimet e vlerave të futbollistëve, Lamine Yamal bëhet lojtari më i shtrenjtë në botë
15:18 -09/06/2025
Një qytetar nga Hani Elezit dorëzon në polici një portofol të gjetur me dokumente dhe para
15:15 -09/06/2025
MASH-i konstaton: Shkolla e vjetër e Nerovës nuk është në gjendje të mirë
15:11 -09/06/2025
Aksident i rëndë në Krushë të Madhe, përfshihen një veturë dhe një kamion
15:08 -09/06/2025
U vazhdohet paraburgimi Thaçit, Smakajt, Kilajt e Fazliut
14:40 -09/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?