KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kurti u tha se nuk kanë ngritur aktakuza për sulmin terrorist në Banjskë, Këshilli Prokurorial: Kryeministri të qëndrojë larg institucioneve të sistemit prokurorial
Politikë

Kurti u tha se nuk kanë ngritur aktakuza për sulmin terrorist në Banjskë, Këshilli Prokurorial: Kryeministri të qëndrojë larg institucioneve të sistemit prokurorial

Kosova News
Kosova News 16:39 -23/12/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Këshilli Prokurorial i Kosovës ka reaguar me indinjatë ndaj deklaratave të sotme të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, sipas të cilit, kinse, Prokuroria i Shtetit nuk ka ngritur aktakuzë të shumta për sulmin në Banjskë të Zveçanit.

Tre muaj nga sulmi terrorist në Banjskë, kryeministri Kurti shpreh shqetësimin se pse prokuroria nuk ka ngritur ende asnjë aktakuzë

Sipas KPK-së, Prokuroria Speciale operon si institucion i pavarur dhe është gjithmonë në dispozicion për të ndarë informacionin e nevojshëm me publikun dhe agjencitë e tjera të zbatimit të ligjit.

KPK-ja gjithashtu i ka bërë thirrje kryeministrit që të qendrojë larg institucioneve të sistemit prokurorial dhe të mos ndërhyjë në punën e tyre.

Ky është reagimi:

Me këtë rast, KPK-ja thekson se, Prokuroria Speciale, në përputhje me ligjin, operon si një institucion i pavarur dhe bashkëpunon me të gjitha institucionet e sundimit të ligjit për mbledhjen e fakteve.

Gjithashtu, Këshilli, shprehet qartë edhe njëherë se, kjo prokurori kompetente është gjithmonë në dispozicion për të ndarë informacionin e nevojshëm me publikun dhe agjencitë e tjera të zbatimit të ligjit, duke pasur parasysh gjithnjë parimet e mbrojtjes së informacionit dhe hetimeve aktuale.

Rrjedhimisht, KPK-ja kërkon nga Qeveria e Kosovës që të lejojë të gjitha organet të veprojnë në përputhje me ligjet dhe autorizimet e vlefshme në vend dhe se këto deklarata i quan paraqitje publike të ricikluara të Kryeministrit që kanë përmbajtje tendencioze ndaj institucionit të Prokurori të Shtetit dhe bazohen në veprime jokorrekte, joetike, të padinjitetshme dhe mbi paragjykime dhe hamendësime të shpeshta, të cilat po bëhen në secilin rast që atij dhe anëtarëve të kabinetit të tij iu jepet mundësia.

Përmes këtij reagimi publik, KPK-ja i bënë thirrje Kryeministrit Kurti që të qëndrojë larg institucioneve të sistemit prokurorial dhe të mos ndërhyjë në institucionet e pavarura kushtetuese, siç është Prokurori i Shtetit, për të tentuar të linçojnë publikisht çdo gjë që ka të bëjë me institucionin e Prokurorit të Shtetit dhe punën e prokurorive dhe prokurorëve të shtetit, ngaqë si të tilla përbëjnë shkelje të patolerueshme në punën e pavarur të institucioneve prokuroriale.

Prandaj, KPK-ja, përfundimisht, dënon keqpërdorimin e fjalës së lirë nga ana e Kryeministrit Kurti, duke potencuar se sistemi prokurorial nuk do të ndikohet këto deklarata që vijnë nga qarqet e larta politike, por si institucion i pavarur dhe i paanshëm në ushtrimin e mandatit të vet do t’i shkojë deri në fund çdo rasti që është në dëm të qytetarëve të Kosovës.

Lexoni edhe:

Kryeministri Kurti: Radoiçiqi po bën plane për sulme të tjera në Kosovë
Ministri Sveçla thotë  se veriu është sulmuar 114 herë që nga viti 2021 (FOTO)

Gjithashtu lexoni:

Krasniqi: Ka kaluar çdo kufi i racionalitetit, kjo s’është më politikë

S’ka fund drama në Kuvend, dështon tentativa e 29-të për konstituim

Rreshteri Rashiti rrëfen se si u vra Bunjaku në Banjskë

“Mos më pengo” – përplasje verbale mes Arianit Kocit dhe Armend Zemajt në hyrje të Kuvendit

Arrestohet i dyshuari për rrëmbimin e një gruaje në Gjilan

Kosova News 23/12/2023 23/12/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
clear sky
18° _ 18°
80%
2 km/h
Mon
27 °C
Tue
26 °C
Wed
27 °C
Thu
28 °C
Fri
25 °C

Lajmet e Fundit

Krasniqi: Ka kaluar çdo kufi i racionalitetit, kjo s’është më politikë
11:44 -09/06/2025
S’ka fund drama në Kuvend, dështon tentativa e 29-të për konstituim
11:28 -09/06/2025
Rreshteri Rashiti rrëfen se si u vra Bunjaku në Banjskë
11:17 -09/06/2025
“Mos më pengo” – përplasje verbale mes Arianit Kocit dhe Armend Zemajt në hyrje të Kuvendit
11:02 -09/06/2025
Arrestohet i dyshuari për rrëmbimin e një gruaje në Gjilan
10:57 -09/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?