KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Rezoluta në OKB për armëpushim humanitar në Gazë shtyhet përsëri
Botë

Rezoluta në OKB për armëpushim humanitar në Gazë shtyhet përsëri

Kosova News
Kosova News 17:48 -21/12/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara shtyu sërish të mërkurën votimin për një rezolutë të re që synon të mundësojë shtimin e dërgesave me ndihma për banorët në Rripin e Gazës.

Ndërkohë, siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës Veronica Balderas, Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu e bëri të qartë se ofensiva ushtarake do të vazhdojë deri në shkatërrimin e Hamasit, ndërsa Shtetet e Bashkuara kanë rikonfirmuar mbështetjen e tyre për operacionin e Izraelit.

Votimi për një rezolutë të re në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, që do të ndihmonte në shtimin e dërgesave me ndihma në Rripin e Gazës, është shtyrë sërish.

“Besoj se palët që kanë dorë në këtë dokument po angazhohen në nivelet më të larta diplomatike në përpilimin e një rezolute që do të kishte ndikim në terren. Diplomacia merr kohë”, thotë Lana Nusseibeh, përfaqësuese e përhershme e Emirateve të Bashkuara Arabe në OKB.

Shtetet e Bashkuara kanë përdorur të drejtën e vetos ndaj dy rezolutave të mëparshme që bënin thirrje për një armëpushim të menjëhershëm humanitar, për shkak të shqetësimeve se kjo do të mundësonte riorganizimin e Hamasit.

Militanatët e këtij grupi kryen një sulm të befasishëm terrorist kundër Izraelit më 7 tetor, duke vrarë 1200 persona dhe duke marrë peng më shumë se 240 shtetas izraelitë dhe të huaj.

“Po dëgjojmë shumë vende që po kërkojnë përfundimin e këtij konflikti, gjë që të gjithë do të donim ta shihnim. Por nuk po dëgjoj pothuajse askënd të kërkojë që Hamasi të mos fshihet pas civilëve, të dorëzojë armët, të dorëzohet. Kjo përfundon nesër nëse Hamasi e bën këtë”, thotë Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken.

Por, Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu u zotua se luftimet nuk do të ndalen deri në realizimin e objektivave ushtarake të vendit të tij.

“Shfarosja e Hamasit, lirimi i pengjeve tona dhe largimi i kërcinimit nga Gaza. Të gjithë terroristët e Hamasit, nga i pari tek i fundit, janë njerëz të vdekur. Ata kanë vetëm dy mundësi, të dorëzohen, ose të vdesin”, tha ai.

Megjithatë, qeveria e zotit Netanyahu po përballet me trysni në rritje nga familjarët e mbi 100 pengjeve, për arritjen e një marrëveshjeje të re me Hamasin dhe kthimin e tyre në shtëpi. Grupi militant ka vendosur kushte për lirimin e më shumë pengjeve, duke përfshirë fundin e menjëhershëm të luftës. Deri tani, arritja e një armëpushim përmes negociatave duket e vështirë/ Zëri i Amerikës

Gjithashtu lexoni:

Nisi nata e pestë radhazi e sulmeve amerikane ndaj Iranit

Franca miraton ligjin për ndihmën mjekësore në fundin e jetës

Kancelari gjerman Friedrich Merz paralajmëron SHBA-në: Mos ndërhyni në zgjedhjet e Gjermanisë

Qeveria gjermane do të rrisë ndjeshëm taksën mbi duhanin

Trumpi rikthen bllokadën në Hormuz, vendos tarifë prej 20% për mallrat që kalojnë nëpër ngushticë

Kosova News 21/12/2023 21/12/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
few clouds
18° _ 18°
88%
Fri
35 °C
Sat
35 °C
Sun
34 °C
Mon
32 °C
Tue
30 °C

Lajmet e Fundit

Policia kufitare e Shqipërisë shpëton 11 emigrantë në det pranë grykëderdhjes së Vjosës
11:03 -17/07/2026
Pengohen aeroplanët mbi Lipjan, Prokuroria nis hetimet
10:32 -17/07/2026
Aksion i Policisë në Skenderaj: Konfiskohen armë, thika, maskë dhe shufra metalike
09:53 -17/07/2026
Rritet sërish çmimi i naftës, arrin në 1.60 euro për një litër
09:43 -17/07/2026
Kontrolle në Burgun e Dubravës: Konfiskohet drogë, 9 telefona mobil dhe SIM-kartela
09:06 -17/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?