KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Bajra: Fondi Sovran do t’u hapë rrugë zhvillimeve kapitale në Kosovë
Ekonomi

Bajra: Fondi Sovran do t’u hapë rrugë zhvillimeve kapitale në Kosovë

Kosova News
Kosova News 08:40 -20/12/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Themelimi i Fondit Sovran, do t’i hapë rrugë zhvillimeve kapitale në vend.

Themelimi i Fondit Sovran ndër të tjera parasheh krijimin e tregut të kapitalit në vend.

Kështu vlerëson Emanuel Bajra, një nga themeluesit e këtij fondi dhe anëtar i Grupit Punues për Fondin Sovran, derisa ka kërkuar nga Parlamenti i Kosovës që të procedojë tutje.

Bajra tha se për të filluar punën ky fond, qeveria do t’i japë 20 milionë euro, por që, sipas tij, kanë përcaktuar disa përkufizime që nuk ia mundësojnë qeverisë ndërhyrjen menaxheriale e komerciale në fond.

“Është shumë e rëndësishëm për ne që njerëzit ta kuptojnë se ekipin menaxhues apo drejtues të fondit nuk e përcakton Parlamenti,  por përcaktohen kriteret e punësimit nga bordi duke pasur parasysh nivelin e konkurrencës, kompetencave dhe bagazhit të eksperiencave se këta njerëz do të bëjnë në fond. Pra, kufiri është shumë i qartë edhe në aspektin e mënyrës sesi do të qeveriset fondi. Pra fondi do të qeveriset nga një ekip menaxhues që nuk është i përcaktuar nga parlamenti, por janë profesionistët ata që do ta menaxhojnë këtë fond”, tha për Radio Kosovën, Bajra.

Por, ekonomisti Erton Bega vlerëson se iniciativa për Fondin Sovran është e dështuar. Sipas tij, kalimi i ndërmarrjeve publike nën menaxhim të Fondit Sovran, nuk sjell dobi për tregun e Kosovës.

“Siç shihet në tri vjet qeverisje, ende nuk kanë arritur që ta kalojnë ligjin. Do të duhet edhe një mandat i dytë për ta operacionalizuar si fond, për këtë institucion nuk ka konsensus politik. Nuk është i mirë për disa arsye, sepse nuk sjell asnjë vlerë të shtuar në menaxhimin e ndërmarrjeve publike në krahasim me ligjet aktuale, kriteret e punësimit janë të mira edhe në ligjet aktuale. Kjo më tepër është një lojë për të arsyetuar mos-menaxhimin e duhur të ndërmarrjeve publike”, tha ai.

Ndryshe, disa nga ndërmarrjet publike, të cilat janë identifikuar se mund t’i barten Fondit Sovran janë: Korporata Energjetike e Kosovës, Kombinati metalurgjik Trepça, Trainkos-i, Infrakos-i e të tjera.

Gjithashtu lexoni:

Manxhuka: Serbia nuk ka bërë asnjëherë distancim nga politika e Millosheviqit

Demokratët evropianë dënojnë deklaratën e Paunoviqit: Serbia nuk mund të ecë drejt BE-së me retorikën e Millosheviqit

Zejnulla Gashi emërohet kryeprokuror i Shtetit, dekretohet nga Haxhiu

Konjufca reagon ashpër pas deklarimit të ministres serbe: BE-ja t’i përgjigjet me dënim të qartë

Kamberi reagon ndaj deklaratës së ministres serbe, kërkon shkarkimin e saj

Kosova News 20/12/2023 20/12/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
few clouds
17° _ 16°
78%
Tue
31 °C
Wed
35 °C
Thu
35 °C
Fri
33 °C
Sat
34 °C

Lajmet e Fundit

Spanja e mposht me lehtësi Francën dhe kalon në finale të Botërorit
23:08 -14/07/2026
Kosova dhe Franca riafirmojnë partneritetin, kërkohet formimi i institucioneve
21:54 -14/07/2026
Kosova e shpall “non grata” ministren serbe pas deklaratës fashiste
21:23 -14/07/2026
Manxhuka: Serbia nuk ka bërë asnjëherë distancim nga politika e Millosheviqit
21:16 -14/07/2026
Francë – Spanjë, formacionet zyrtare
20:17 -14/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?