KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Ahmeti: S`ka asnjë arsye për vonesa për anëtarësim të Kosovës në Këshillin e Evropës
Politikë

Ahmeti: S`ka asnjë arsye për vonesa për anëtarësim të Kosovës në Këshillin e Evropës

Kosova News
Kosova News 14:53 -18/12/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Grupi Koordinues për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës po zhvillon takimin e radhës në ndërtesën e Qeverisë së Kosovës.

Me këtë rast, zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Kreshnik Ahmeti tha se më nuk ka asnjë arsye për ta vonuar anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, derisa shtoi se Qeveria është treguar serioze drejt arritjes së progresit në këtë proces.

“Në shtator të vitit 2022 Këshilli i Evropës dha opinionin e tij dhe tha se nuk ekziston asnjë pengesë ligjore që Republika e Kosovës të jetë anëtare e Këshillit të Evropës. Pas një fushate intensive për të siguruar mbështetjen e nevojshme për të kaluar fazën e parë, më 24 prill të këtij viti në nivel të ambasadorëve arritëm të siguronim dy të tretat e votave të nevojshme për anëtarësimin e Kosovës. Kjo fazë e dytë e procesit e bëri të nevojshëm krijimin e këtij grupi koordinues. Ne jemi afër përmbylljes së dy të tretave të rrugëtimit tonë drejtë anëtarësimit në Këshillin e Evropës”, shtoi ai.

Ndërsa, Saranda Bogujevci, e cila udhëheq delegacionin e Kosovës në Këshillin e Evropës tha se Kosova qëndron shumë më mirë se shumë prej vendeve tjera që janë anëtare të këtij këshilli sa i përket të drejtave të njeriut, demokracisë e sundimit të ligjit.

Tutje Bogujevci tha se Kosova duhet të punojë shumë sa i përket lobimit, pasi sipas saj Serbia në vazhdimësi është munduar të pengojë vendin drejt këtij procesi.

“Në takimet e para që i kemi pasur në qershor të 2021 ka qenë një qasje pozitive kur i kemi pyetur se cilat janë qëndrimet e tyre që Kosova të procedojë për anëtarësim në Këshillin e Evropës. Natyrisht se si institucion bënë përfaqësimin e të drejtave të njeriut, ka aspektin e demokracisë dhe ligjit andaj edhe si vend kemi dëshmuar se qëndrojmë shumë më mirë se edhe plotë vende anëtare në Këshillin e Evropës”, theksoi ajo.

Gjithashtu lexoni:

​Nga pezullimi te kthimi, ja çfarë kërkon ShBA nga Kosova për dialogun strategjik

Presidenca del me sqarim për shpenzimet zyrtare për periudhën prill–qershor 2026

Qorrolli i LVV-së: Duam marrëveshje me LDK-në, përfshirë edhe presidentin

Nagavci: Nuk ka unitet për Vjosa Osmanin si kandidate konsensuale

Haxhiu nënshkruan dekretet për lirimin nga detyra të shtatë prokurorëve serbë

Kosova News 18/12/2023 18/12/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
few clouds
15° _ 15°
90%
Tue
35 °C
Wed
24 °C
Thu
28 °C
Fri
17 °C
Sat
23 °C

Lajmet e Fundit

Lirohet për qarkullim rruga te Ura e Dollcit
16:02 -21/07/2026
Prokuroria Themelore në Prishtinë ndalon një person për veprat penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” dhe “Falsifikimi i dokumentit zyrtar”
15:54 -21/07/2026
Paralajmërimi për stuhi, Inspektorati porosit punëdhënësit: Siguroni pajisjet, sidomos kranët në vendpunishte
15:15 -21/07/2026
​Nga pezullimi te kthimi, ja çfarë kërkon ShBA nga Kosova për dialogun strategjik
15:12 -21/07/2026
Presidenca del me sqarim për shpenzimet zyrtare për periudhën prill–qershor 2026
14:40 -21/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?