KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Voton Kamberi: Kosova e Shqipëria s’kanë faj që shqiptarët po garojnë në zgjedhje me dy lista
Politikë

Voton Kamberi: Kosova e Shqipëria s’kanë faj që shqiptarët po garojnë në zgjedhje me dy lista

Kosova News
Kosova News 12:52 -17/12/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Në fshatin Tërnoc të Madh të Bujanocit ka votuar Shaip Kamberi. Deputeti i vetëm shqiptar gjatë mandatit të kaluar në Parlament të Serbisë, është optimist që gjatë ditës do të ketë dalje masive të qytetarëve për votim dhe se do të arrihen votat e mjaftueshme për t’u zgjedhur deputet.

Lista “Beteja politike e shqiptarëve vazhdon-Shaip Kamberi”, udhëhiqet nga Shaip Kamberi. Ai tha se sot nuk është koha për vajtim por për të ftuar qytetarët që të ushtrojnë të drejtën e tyre të votës.

“Besoj që në ditët e fundit të fushatës një intensifikim më i madh ka qenë në terren, takimet e tona me njerëz, ku kemi arsyetuar rëndësinë e daljes dhe pjesëmarrjes në zgjedhjet parlamentare. Kemi informacione që janë qytetarët tanë që punojnë në Kosovë, janë sot duke mbërritur në Luginë të Preshevës për të dhënë votën e vet, sepse ne duhet të kemi një përfaqësim dhe ai përfaqësim shprehet përmes votës së lirë. Qytetarët e kanë mundësinë sot të zgjedhin. Besoj që masovikisht t’i përgjigjen ftesës për zgjedhje”, deklaroi Kamberi, raporton “KosovaPress”.

Kamberi shtoi se Kosova e Shqipëria nuk kanë faj që shqiptarët po garojnë në këto zgjedhje me dy lista.

“Të shohim ndoshta moti i ftohtë, dimri, dita e shkurtër çfarë ndikimi mund të ketë. Megjithatë, unë besoj që ne do të arrijmë ta kalojmë pragun e nevojshëm për të pasur një mandat. Sot është koha e zgjedhjeve, sot është koha për të motivuar njerëzit, për të mos kërkuar fajtorin. Gjithë ata që marrin pjesë duhet të bindin elektoratin e vet për rëndësinë e pjesëmarrjes dhe t’i ftojë ata të dalin. As Kosova dhe as Shqipëria nuk mund të ketë faj, se edhe Kosova edhe Shqipëria kanë bërë përpjekje, në radhë të parë Kosova që ka nisur këtë proces, për të unifikuar një listë, nuk është arritur dhe tash nuk kemi kohë të vajtojmë sot”, shtoi Kamberi.

Ai u shpreh optimist se do të arrijë të fitojë votat e mjaftueshme për t’u zgjedhur deputet shqiptar në Parlamentin e Serbisë.

“Në politikë nuk ka vend për pesimizëm, ose duhet ta lësh profesionin. Prandaj edhe vet pjesëmarrja jonë në listën e përbashkët të pesë partive është optimiste”, përfundoi ai.

Shaip Kamberi ishte deputeti i vetëm shqiptar i zgjedhur në mandatin e kaluar në Serbi.

Ndryshe kandidati Visar Mehmeti nga “Alternativa për Ndryshim” e përkrahur nga Shqiprim Arifi, njëjtë sikur që bëri Arifi, e ka kritikuar edhe ai kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti për përçarje të shqiptarëve në Luginë.

“Ndoshta kjo është gjë e mirë, shenjë që në të ardhmen ne si spektër politik të reflektojmë dhe të vetëdijësohemi se kjo është mënyrë e gabuar dhe duhet t’i përmbahemi marrëveshjes të cilën veç e kemi nënshkruar në Tiranë. Është marrëveshje që duhet t’i përmbahemi. Nuk është se a e përkrahi unë mendimin e kryetarit apo jo. Por, kushdo që ka parë televizor në vitet e fundit e ka kuptuar këtë. Kryeministri Kurti është i radhitur në një pjesë të elitës politike këtu në Luginë të Preshevës. Ka bërë një ndarje që nuk e patëm në vitin 2020, por që ndodhi në vitin 2022”, ka thënë Mehmeti.

Numri i qytetarëve që po votojnë në qendrat e votimit në Luginë për zgjedhjet e jashtëzakonshme në Serbi që po mbahen sot është mjaft i ulët aktualisht. Nga Gjilani në mënyrë të organizuar me autobusë janë nisur qytetarë të Luginës që kanë të drejtë vote.

Presidentja Osmani me mesazh për shqiptarët e Preshevës, Medvegjës e Bujanocit: Pjesëmarrja masive në zgjedhje, kundërpërgjigje ndaj politikës shoviniste të Beogradit

Gjithashtu lexoni:

Bislimi vazhdon akuzat ndaj Borrell e Lajçak, thotë se ia mbanin anën palës më të fortë në dialog – Serbisë

Sot mblidhet Kuvendi i Kosovës në përpjekjen e 24-t për konstituim

Osmani: Kosova dhe Kroacia janë të bashkuara nga një miqësi e thellë, vlera të përbashkëta dhe angazhim i palëkundur për liri, demokraci dhe paqe

Abdixhiku: Kosovës i duhet një `SPAK`

Kurti konfirmon rikandidimin e Shpejtim Bulliqit për kryetar të Podujevës

Kosova News 17/12/2023 17/12/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
8°C
Pristina
clear sky
9° _ 8°
88%
1 km/h
Sat
20 °C
Sun
22 °C
Mon
25 °C
Tue
26 °C
Wed
24 °C

Lajmet e Fundit

Bislimi vazhdon akuzat ndaj Borrell e Lajçak, thotë se ia mbanin anën palës më të fortë në dialog – Serbisë
09:38 -31/05/2025
Policia shqiptoi për 24 orë, 2244 gjoba në trafik
09:16 -31/05/2025
5 lagje të Prishtinës sot mbesin pa ujë
09:01 -31/05/2025
Sot të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara
08:41 -31/05/2025
Sot mblidhet Kuvendi i Kosovës në përpjekjen e 24-t për konstituim
08:22 -31/05/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?