KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Ministrja Gërvalla thotë se Gani Jakupi nuk e ka pagën 7500 euro
Politikë

Ministrja Gërvalla thotë se Gani Jakupi nuk e ka pagën 7500 euro

Kosova News
Kosova News 22:41 -16/12/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka thënë se Gani Jakupi nuk paguhet 7500 euro në muaj ashtu siç është raportuar në media.

Gërvalla ka thënë se “për t’i mëshuar dikujt tjetër, ekspozohen në publik njerëz që nuk i kanë bërë asnjë të keqe këtij vendi”.

Ajo ka thënë se Jakupi është angazhuar në kuadër të një projekti me disa detyra specifike, por që refuzoi të tregojë se për çfarë saktësisht bëhet fjalë.

“Unë nuk mund të flas për detyrat e tij, nuk ka rrogë ai nuk merr rrogë. Ai as nuk merr pagë as nuk është këshilltar i Gërvallës siç është paraqitur në publik. Gani Jakupi si një pjesë e madhe e njerëzve që jetojnë jashtë Kosovës dhe që kanë një qasje të caktuar nëpër çarqe të caktuara ku mund të ndihmojnë më shumë se të tjerët. Ka marrë detyra të vështira”, thotë Gërvalla, “Kallxo Përnime”.

Ajo ka shtuar se për të ditur se për çfarë detyrash bëhet fjalë duhet të presin derisa të përfundojë projekti.

“…. Po s’mund të flas për detyrat e tij. Kur u publikua pseudo-skandali me Gani Jakupin, u përdor personaliteti i tij, u përdor projekti që ka për ta shkatërruar projektin, sepse disa projekte të caktuara bëhen në suaza të caktuara”, shtoi tutje Gërvalla.

Gërvalla ka sqaruar edhe rastin  e kryetarit të listës ‘Guxo’ në Gjermani, Berlind Gajraku, i cili është përfitues i bursës në vlerë 10 mijë euro, i programit për “Diplomaci Qytetare 2023”, nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës.

Gërvalla ka mohuar të ketë konflikt interesi në këtë proces si dhe sipas saj nuk ka ndonjë gjë të gabuar.

Ajo ka thënë se nuk di fare për këtë program pasi sipas saj, përfitues të bursave kanë qenë 22 persona.

“Unë di një gjë, komisioni që ka bërë përzgjedhjen e kandidatëve është i pavarur, i përbërë nga 5 veta prej tyre, dy janë nga MPJD dhe 3 të tjerë janë nga shoqëria civile edhe nga universiteti. Unë as nuk e di a e kanë ditur ata a është a jo ky kryetar dege. Unë për vete as nuk jam interesuar sepse nuk punoj për emra të përveçëm” – tha Gërvalla.

Ajo thotë që nuk mund ta penalizojë dikë, i cili ka hyrë në atë program në bazë të pikëve.

“Ky është program ekspertësh. Nëse ne skandalizojmë çdo proces i cili është zhvilluar nga akterë të pavarur mbi bazë të meritokracisë, atëherë do të vijmë në një moment kur do ta pyesim vetëm pse s’po na vjen më askush. Nëse ne intencë kryesore e kemi ekspozimin e njerëzve që deri sot nuk kanë bërë asnjë të keq vendit dhe nuk kanë shkelur asnjë rregull. Ne kemi krijuar standard që ata më të mirët e ata që e meritojnë”, thotë Gërvalla.

Gjithashtu lexoni:

Sot mblidhet Kuvendi i Kosovës në përpjekjen e 24-t për konstituim

Osmani: Kosova dhe Kroacia janë të bashkuara nga një miqësi e thellë, vlera të përbashkëta dhe angazhim i palëkundur për liri, demokraci dhe paqe

Abdixhiku: Kosovës i duhet një `SPAK`

Kurti konfirmon rikandidimin e Shpejtim Bulliqit për kryetar të Podujevës

Kurti takon delegacionin e Kongresit amerikan dhe Atlantic Council

Kosova News 16/12/2023 16/12/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
8°C
Pristina
clear sky
9° _ 8°
88%
1 km/h
Sat
20 °C
Sun
22 °C
Mon
25 °C
Tue
26 °C
Wed
24 °C

Lajmet e Fundit

Policia shqiptoi për 24 orë, 2244 gjoba në trafik
09:16 -31/05/2025
5 lagje të Prishtinës sot mbesin pa ujë
09:01 -31/05/2025
Sot të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara
08:41 -31/05/2025
Sot mblidhet Kuvendi i Kosovës në përpjekjen e 24-t për konstituim
08:22 -31/05/2025
Milani kërkon nga Theo Hernandez të gjejë një klub të ri
23:05 -30/05/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?