KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Rama akuzon PD-në: Ju ia ngulët thikën Kosovës
Politikë

Rama akuzon PD-në: Ju ia ngulët thikën Kosovës

Kosova News
Kosova News 11:31 -21/07/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka akuzuar Partinë Demokratike të Shqipërisë, “se janë ata që sot bëhen si patriotë të mëdhenj e që ia kanë ngulur thikën Kosovës përgjatë historisë”.

Rama në Kuvendin e Shqipërisë të enjten replikoi me deputetin e PD-së, Enkelejd Alibeaj, i cili kritikoi pushtetin që nuk e futi në rend dite rezolutën për denoncimin e gjenocidit serb në Kosovës.

Por kryeministri Rama deklaroi se rezoluta të tilla nuk duhet të miratohen pa dakordimin me aleatët ndërkombëtarë, pa të cilët siç thotë Rama, nuk do të kishte shtet të Kosovës.

Kreu i qeverisë shqiptare gjithashtu u shpreh se raportit të Dick Martyt, për të cilin po diskutohet në Kuvendin e Shqipërisë, ia ka hapur rrugën PD-ja në Këshillin e Evropës me votën e tyre.

- Reklamë -

“Zanafilla e raportit të Dick Martyt është vota e Partisë Demokratike në Këshillin e Evropës, përkundër votës së Damian Gjiknurit dhe Shpëtim Idrizit. Dick Martyt ia keni hapur rrugën ju. Hajdeni këtu dhe thoni çka mendoni për Hashim Thaqin? Është mirë aty ku është në burg? Këto shikoni ju, sepse thikat që ju i keni ngulur Kosovës nga dita e parë, duke masakruar UÇK-në si terroriste, si marksiste-leniniste, deri në ditën e fundit, duke ngritur thikën dhe duke ia ngulur mu në gjoks presidentit të Kosovës. Ju përplaseni me historinë, nuk i shlyeni dot, nuk i zhbëni dot, nuk i mbuloni dot. Historia do të tregojë se ju patriotët e mëdhenj jeni në fakt thika në shpinën e Kosovës. Kështu keni qenë, kështu do të mbeteni gjithmonë sepse bishti i shtrembër, nuk drejtohet”, ka thënë Rama përpara deputetëve.

Për dënimin e gjenocidit serb në Kosovë, Rama potencoi se “nuk mund të bëhemi si foltorja e gojorja në sy të asaj bote demokratike, pa të cilën s’do të kishte Kosovë”.

“Dënimi i gjenocidit në Srebrenicë u miratua kur ishte planifikuar të miratohej, në ditën e Srebrenicës, por jo në ditët e foltores dhe gojores. S’keni çfarë t’i bëni gomarit këtu dhe i bini samarit. Si samar e përdorni Kosovën. Ai shtet i lirë, sovran, demokratik është krijuar nga ata pa të cilët as ju, as ata në Prishtinë, nuk duhet të bëjnë asnjë hap. Duhet dakordësia e aleatëve tanë”, tha tutje Rama, i cili shtoi se PD-ja po dëshiron ta bëjë lëmsh politikën ndërkombëtare të Shqipërisë për t’i vendosur socialistët në pozitë jo të mirë përpara tyre.

Kuvendi i Shqipërisë po diskuton projekt-rezolutën e shumicës për Kosovën. Drafti “Mbi pabazueshmërinë e pretendimeve të raportit të Dick Martyt për trafikim organesh në Kosovë dhe Shqipëri gjatë luftës në Kosovë” ka marrë dakordësinë e opozitës, e cila ka shtuar edhe dy amendamente të tjera.

Së pari kërkon dënimin e gjenocidit serb dhe së dyti shtimin e një paragrafi, ku të theksohet se vetë Dick Marty ka deklaruar se “i kërcënohet jeta nga elementë radikalë serbë”.

Dy projekt-rezolutat e PD-së kundër gjenocidit serb në Kosovë nuk kaluan.

Gjithashtu lexoni:

Kusari-Lila: Masa të reja tregtare ndaj Serbisë për mbrojtjen e prodhuesve vendorë

Haxhiu takohet me Kryeministrin e Çekisë, flasin për proceset euroatlantike

Ambasada amerikane ripërsërit thirrjen e Prattipatit: Bashkohuni në një partneritet afatgjatë me Amerikën për të siguruar të ardhmen energjetike

Kusari-Lila njofton dy vendime tregtare nga ministria e saj

Sorensen pas vizitës në Kosovë dhe në Serbi: Pashë përkushtim për normalizimin e marrëdhënieve

Kosova News 21/07/2022 21/07/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
13°C
Pristina
clear sky
14° _ 13°
89%
1 km/h
Fri
24 °C
Sat
23 °C
Sun
25 °C
Mon
26 °C
Tue
24 °C

Lajmet e Fundit

Kusari-Lila: Masa të reja tregtare ndaj Serbisë për mbrojtjen e prodhuesve vendorë
12:43 -05/06/2026
Lirohen nga stacioni policor kreu i Mitrovicës së Veriut Radojeviq dhe kryesuesi i Kuvendit
12:28 -05/06/2026
FSK realizon ushtrimin fushor validues Ujku i Pamposhtur 01
12:10 -05/06/2026
Haxhiu takohet me Kryeministrin e Çekisë, flasin për proceset euroatlantike
11:53 -05/06/2026
Policia jep detaje për arrestimin e një personi në Graçanicë, dyshohet për ryshfet në zgjedhje
11:36 -05/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?