Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, ka thënë se ka tentuar për disa orë t’i bindë liderët evropianë që të mos vendosin për nisjen e negociatave të anëtarësimit të Ukrainës.
Orbani ka thënë se kishte disa argumente që duhet t’i llogariste.
“Ata janë 26, unë jam vetë,. Ata duan përmes këtij vendimi t’ia japin Ukrainës kurajën për ta vazhduar luftën, dhe më kërkuan të mos i pengojë. Por, argumenti i tyre ishte se Hungaria nuk humb asgjë me këtë… nëse nuk duam që Ukraina të jetë anëtare, parlamenti hungarez e voton kundër. Derisa çështja të shkojë në parlament, është proces i gjatë dhe janë 75 raste ku qeveria hungareze mund ta ndalojë këtë proces”, ka thënë ai, raportoi Guardian.
Orbani ka shtuar se Hungaria nuk do që të marrë pjesë në “vendime të këqija” dhe kjo është arsyeja pse ai u largua nga tavolina votimit kur liderët vendosën për hapjen e bisedimeve për negociata.


