KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Presidentja Osmani: Kam ftuar në takim edhe liderët e partive opozitare, që ta ndërtojmë një qëndrim të unifikuar në mbrojtje të funksionimit të Republikës
Politikë

Presidentja Osmani: Kam ftuar në takim edhe liderët e partive opozitare, që ta ndërtojmë një qëndrim të unifikuar në mbrojtje të funksionimit të Republikës

Kosova News
Kosova News 11:43 -15/12/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Presidentja Osmani në adresimin e saj vjetor në Kuvendin e Kosovës, në mes të tjerash ka theksuar se procesi i dialogut me Serbinë sa vjen e po bëhet më i vështirë, kjo nga jokonstruktiviteti, obstruksionet dhe përpjekjet e Serbisë që të shkaktojë destabilitet jo vetëm në Kosovë, por edhe rajon.

 Ajo ka bërë të ditur se tashmë Kosovës i është dorëzuar një propozim – draft statut për një asociacion të komunave me shumicë serbe, i hartuar nga partnerët.

 “Përderisa vlerësimi i hartuesve është se një draft i tillë është në harmoni me kushtetutën, dua ta ritheksoj se institucioni që duhet ta bëjë këtë vlerësim, duke u udhëhequr nga parimi i pavarësisë e profesionalizmit, është Gjykata Kushtetuese. Është me rëndësi që të gjithë ne, pa dallim partiak, të ulemi e bashkërisht t`i përgatisim komentet tona bazuar në shqetësimet që mund t’i kemi dhe t’i dërgojmë ato në Gjykatën Kushtetuese, kurdo që ky draft të dorëzohet në këtë institucion”, ka theksuar Presidentja Osmani. Sipas Presidentes Osmani, qëllimi i përbashkët duhet të jetë të sigurohet përputhshmëri të plotë me Kushtetutën e Kosovës dhe të mos lejohet një pushtet të ndërmjetëm të qeverisjes apo anomali të tjera, të cilat rrezikojnë funksionimin e brendshëm të shtetit tonë.

“Prandaj, në mënyrë që qëllimet tona të përbashkëta të përkthehen edhe në veprime të përbashkëta, përveç konsultimeve të vazhdueshme me kryeministrin dhe kryetarin e kuvendit, kam ftuar në takim edhe liderët e partive opozitare, me qëllim që për këtë temë sfiduese, të ndërtojmë qëndrim të unifikuar e në mbrojtje të funksionimit të republikës sonë”, tha Presidentja Osmani.

Presidentja Osmani: Rreshtimi i vetëm që na duhet është rreshtimi në anën e shtetit tonë të pavarur e sovran

Gjithashtu lexoni:

Kurti mbledh ministrat në detyrë

Deputetja britanike: Serbia i ka mbështetur personat që e kryen sulmin në Banjskë

Abdixhiku u reagon Muhaxherit dhe Ahmetit: Si nuk u ngopën kurrë?!

Edhe dega e LDK-së në Lipjan kërkon dorëheqjen e Abdixhikut

Dega e LDK-së në Pejë kërkon dorëheqjen e lidershipit pas rezultatit në zgjedhjet e 7 qershorit

Kosova News 15/12/2023 15/12/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
19°C
Pristina
few clouds
19° _ 18°
86%
Wed
27 °C
Thu
29 °C
Fri
30 °C
Sat
33 °C
Sun
30 °C

Lajmet e Fundit

Sot nis gara e çiklizmit, paralajmërohen kufizime në autostradën “Arbër Xhaferi”
09:46 -24/06/2026
MINT-i publikon çmimet e reja të derivateve
09:27 -24/06/2026
Kurti mbledh ministrat në detyrë
09:13 -24/06/2026
Edhe sot mot i paqëndrueshëm, priten reshje shiu dhe shkarkime rrufesh
08:39 -24/06/2026
Aksident në Zahaq të Pejës, vetura godet një këmbësor
22:59 -23/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?