KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Plevneliev: Loja e Rusisë është destabilizimi i BE-së dhe NATO-s
BotëPolitikë

Plevneliev: Loja e Rusisë është destabilizimi i BE-së dhe NATO-s

Kosova News
Kosova News 22:17 -14/12/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Ish-presidenti i Bullgarisë, Rosen Plevneliev, i cili njihet për ide dhe analiza që i përkasin sigurisë dhe zhvillimeve në aspektin politik, gjithandej botës, ka folur për situatën në Kosovë dhe më gjerë.

“Prandaj, ne duhet të bëhemi bashkë që ta pengojmë Putinin për ta destabilizuar Ballkanin”, tha mes tjerash, Plevneliev.

Plevneliev, më tej foli për raportet e tij, si president me Putinin, që nuk ishin të mira. Ai tha se për të pasur paqe të qëndrueshme në Bullgari, pastaj në Ballkan  e më gjerë, duhet ballafaquar me pretendimet e fuqive të mëdha, për të luajtur, sikundër tha ai, lojërat e fuqive të mëdha.

“BE është projekti imë i mirë i humanitetit, i progresivitetit. Paqja është e mundur ku secili komb, i vogël apo im madh, kontribuon për paqe”, tha ish-presidenti Plevneliev, derisa shtoi se e vetmja mundësi për paqe të qëndrueshme ishte Marrëveshja e Helsinkit për mos-ndryshimin e kufijve me forcë.

Ai shtoi se një nga arsyet pse qëndron në krah të Kosovës është qëndrime kundrejt fuqive të mëdha që të mos shndërrohen në vegël lojërash të tyre, por t’i shohin vendet e vogla si vlera evropiane.

“Loja më e rëndësishme për Rusinë është destabilizimi, aq sa mund të dobësojnë BE-në NATO-n”, deklaroi Plevneliev.

Ai tha se Putin është simbol i të keqes.

Plevneliev nënvizoi se Brukseli, dhe Uashingtoni duhet të ketë kujdes të shikojnë mirë se çfarë po ndodhë në rajon dhe të kenë një qasje realiste jo romantike, që sipas tij kjo do të nënkuptonte se Serbia do ta ketë vullnetin për të ndryshuar dhe për t’u integruar Brenda BE-së, etj.

“Por pas gjashtë vjetësh të qasjes romantike ndaj Serbisë, ne shohim rezultate krejt të kundërta”, vuri në dukje Plevneliev, teksa shtoi se Serbia sot nuk e sinkronizon politikat e saj me BE-në.

Qasja romantike ndaj Serbisë vazhdon edhe sot dhe për këtë ish-presidenti bullgar Plevneliev shprehet i shqetësuar.

Ai më tej tha se për të krijuar një Ballkan më paqësor duhet rezultate, jo vetëm shpresa.

Qasje ndryshe për Kosovën e ndryshe për Serbinë nga faktori ndërkombëtar, Plevneliev tha se SHBA e BE duan  të kenë një Ballkan të qetë e paqësor, derisa e kundërta e saj do të ishte  fuqizimi i lidhjes ruso-serbe, prandaj SHBA e BE kanë këtë qasje romantike ndaj Serbisë.

Ai tha se Serbia ka hapur shumë kapituj por që asnjëra nuk janë mbyllur, krejt kjo, sipas tij, nga ndikimi rus.

Plevneliev: BE dhe NATO, familje e vendeve me vlera të përbashkëta

Lidhur me dialogun Kosovë-Serbi, Plevneliev tha se Kosovës i duhet një durim për të krijuar argumentin tuaj duke dhënë prova e dëshmi mbi atë se çfarë ndodhë, sepse, shtoi ai, Kosova nuk mund t’ia dalë e vetme, por i duhet bashkëpunim me ndërkombëtarët në të gjitha segmentet institucionalë, ndonëse kjo nganjëherë kërkon kohë.

“Duhet të jeni të durueshëm që të armatoseni me vlerat që duhet t’i përfaqësoni si: sundimi i së drejtës, nëse dikush do të destabilizojë vendin, ju mos e bëni, por t’i paraqitnin të dhënat me argumente politikë, juridikë, ekonomikë, etj.”, deklaroi, mes tjerash, Plevneliev.

Ai e konsideron gabim të madh veprimin e shteteve perëndimore, qasjen e tyre ndaj Serbisë, ngase, sipas tij, nuk po komunikojnë me një zë të vendosur e unik.

“Thirrja ime edhe për të dërguarin e posaçëm edhe për ambasadorët që janë këtu, të koordinohen më mirë dhe të flasin me të njëjtën gjuhë”, deklaroi Plevneliev.

Ndërkaq lidhur me situatën në botë, ish-presidenti i Bullgarisë, Rosen Plevneliev, tha se është pritur se do të ketë një rend të ri në botë, por ka çrregullime, është menduar për një paqe të qëndrueshme në Ballkan, por nuk ekziston.

Ai tha se politikanët luajnë lojërat e fuqive të mëdha, mu për këtë, shtoi ai, ka destabilizim rekord, teksa shfaqi shpresën se në të ardhmen do të dalin politikanë të ndërgjegjshëm dhe do ta bëjnë një botë të re multipolare.

Plevneliev tha se ëndërrimtarët, njerëzit si Bill Gates, Elon Munsk, etj., e udhëheqin botën.

Situatën në botë sot, ai e vlerëson si ‘Paqe e Ftohtë’, sepse fuqitë e mëdha nuk hyjnë në luftë, por nuk kemi stabilizim. Këtë ide ai e konkretizon me shembuj nga Ukraina, Gjeorgjia, Kosova, Siria, për të vazhduar me vendet si Irani, Iraku, Turqia, etj.

Plevneliev, BE-në dhe NATO-n e konsideron si familje e vendeve me vlera të përbashkëta, derisa u shpreh skeptik për të ardhmen me presidentin Trump në SHBA.

Ballkanin në 10- vjetshin e ardhshëm Plevneliev e parashikon se do të jetë  jo stabile.

Si vende me potenciale kritike për destabilizim ai përmendi Kosovën, Maqedoninë, Malin e Zi, Bosnjë e Hercegovinën.

Plevneliev: Kosova po ec në rrugën e duhur

(E plotësuar) Plevneliev për situatën e tanishme në Kosovë tha se ndryshimet janë pozitive dhe vendi po ecën në rrugën e duhur.

“Vendi është duke ecur në drejtimin e duhur, që është integrimi në kuadër të BE-së, integrimi gjeo-politik në NATO, që do të ndodhë edhe ligjërisht”, deklaroi ish-presidenti Plevneliev.

Kosova kontribuon në paqe dhe për të ndodhur kjo në Ballkan është e mundur vetëm kur të integrohet kultura, bizneset, shtetet, popujt.

Lidhur me sigurinë dhe gjendjen politike sot, në Kosovë e rajon, tha se “nuk jemi në Luftën e Dytë të Ftohtë, por jemi në një fazë të re zhvillimi e që quhet paqe”.

Ai më tej tha se në këtë periudhë tranzicioni fuqitë globale dhe rajonale i vënë ato ambiciet në tryezë, por që “torta” do të pritet në mënyrë tjetër edhe pse, shtoi ai ka pasur tentime për të për të vënë ambiciet e tyre (Rusia me Serbinë) për të destabilizuar Kosovën, mirëpo shtoi ai, i mbetet SHBA-së, BE-së dhe Bullgarisë që t’i luftojnë ambiciet e tyre/rtk

Gjithashtu lexoni:

Terras: Deklarata e ministres serbe shkatërron besimin në dialog

Konjufca nga Washingtoni: Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten aleati më i afërt dhe partneri ynë strategjik

Nisi nata e pestë radhazi e sulmeve amerikane ndaj Iranit

Nagavci: Ka klane në LDK që bashkëpunojnë me PDK-në, ndërprerja e bisedimeve nuk është lajm i mirë për vendin

Rama: Kemi reaguar nëpërmjet ministrit të Jashtëm ndaj deklaratave të ministres serbe

Kosova News 14/12/2023 14/12/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
few clouds
18° _ 18°
88%
Fri
35 °C
Sat
35 °C
Sun
34 °C
Mon
32 °C
Tue
30 °C

Lajmet e Fundit

Ballkani kalon në raundin e dytë të Ligës së Konferencës
22:52 -16/07/2026
Terras: Deklarata e ministres serbe shkatërron besimin në dialog
22:43 -16/07/2026
Konjufca nga Washingtoni: Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten aleati më i afërt dhe partneri ynë strategjik
22:16 -16/07/2026
Nisi nata e pestë radhazi e sulmeve amerikane ndaj Iranit
21:32 -16/07/2026
Nagavci: Ka klane në LDK që bashkëpunojnë me PDK-në, ndërprerja e bisedimeve nuk është lajm i mirë për vendin
21:02 -16/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?