Një objekt është kapluar nga flaka mëngjesin e sotëm Drenas.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Shaban Shala”.
Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti tha se nga ky incident nuk raportohet për persona të lënduar.
“Sot rreth orës 08:00 e kemi pranuar informatën për një incident zjarri në një objekt në rrugën Shaban Shala në Drenas. Bazuar në të dhënat fillestare nuk raportohet për persona të lënduar”, tha Ahmeti.
Tutje, shtoi se zjarrfikësit dhe policia menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po merren me rastin.


