KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Biden: Netanyahu duhet ta ndryshojë koalicionin qeverisës, pasi Izraeli po fillon të humbasë mbështetjen e botës
Botë

Biden: Netanyahu duhet ta ndryshojë koalicionin qeverisës, pasi Izraeli po fillon të humbasë mbështetjen e botës

Kosova News
Kosova News 21:05 -12/12/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Presidenti amerikan, Joe Biden thotë se kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu duhet të ndryshojë qeverinë e linjës së ashpër që e ka bërë shumë të vështirë për komunitetin ndërkombëtar ta mbështes Izraelin në luftën kundër Hamasit.

“Kjo është qeveria më konservatore në historinë e Izraelit”, tha ai gjatë një mbledhjeje fondesh për fushatën në Uashington, duke shtuar se qeveria “nuk dëshiron një zgjidhje me dy shtete” – rrugë të cilën po e mbështet Uashingtoni pas përfundimit të luftës mes Hamasit dhe izraelitëve.

Biden ka thënë më parë se qeveria e Netanyahut përfshin disa nga anëtarët “më ekstremë” që ai ka parë ndonjëherë, por deri më tani nuk ka shkuar aq larg sa të bëjë thirrje për një ndryshim në përbërjen e koalicionit të Izraelit, raporton thetimesofisrael.

Partia qendrore e Unitetit Kombëtar të Benny Gantz ra dakord të bashkohej me qeverinë menjëherë pas shpërthimit të luftës, por mbeten jashtë partitë e ekstremit të djathtë, Otzma Yehudit dhe Zionizmi Fetar. Asnjëra nuk ka përfaqësues në kabinetin e nivelit të lartë të luftës, por fraksionet ruajnë ndikim të rëndësishëm në vendimet e qeverisë.

“Netanyahu është një mik i mirë, por unë besoj se ai duhet të ndryshojë”, pohoi lideri amerikan gjatë ngjarjes së organizuar nga Less Rosenberg, ish-president i AIPAC.

“Ata kanë filluar ta humbin atë mbështetje” në mbarë botën, tha Biden dhe shtoi, “Bibi ka një vendim të vështirë për të marrë”.

SHBA reagon ndaj pamjeve ku shihen burrat palestinezë duke u rrahur dhe me sy ‘të lidhur’

Mbrëmë, Biden përsëriti se Netanyahu është një mik i dashur, por se ai nuk pajtohet me politikat e tij.

Biden thotë se kryeministri izraelit “nuk mund të përjashtojë krijimin e një shteti palestinez në të ardhmen”.

Ndryshe, Netanyahu sot dyfishoi retorikën kundër lejimit të kthimit të Autoritetit Palestinez në Gaza.

Gjithashtu lexoni:

Nisi nata e pestë radhazi e sulmeve amerikane ndaj Iranit

Franca miraton ligjin për ndihmën mjekësore në fundin e jetës

Kancelari gjerman Friedrich Merz paralajmëron SHBA-në: Mos ndërhyni në zgjedhjet e Gjermanisë

Qeveria gjermane do të rrisë ndjeshëm taksën mbi duhanin

Trumpi rikthen bllokadën në Hormuz, vendos tarifë prej 20% për mallrat që kalojnë nëpër ngushticë

Kosova News 12/12/2023 12/12/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
few clouds
18° _ 18°
88%
Fri
35 °C
Sat
35 °C
Sun
34 °C
Mon
32 °C
Tue
30 °C

Lajmet e Fundit

Ballkani kalon në raundin e dytë të Ligës së Konferencës
22:52 -16/07/2026
Terras: Deklarata e ministres serbe shkatërron besimin në dialog
22:43 -16/07/2026
Konjufca nga Washingtoni: Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten aleati më i afërt dhe partneri ynë strategjik
22:16 -16/07/2026
Nisi nata e pestë radhazi e sulmeve amerikane ndaj Iranit
21:32 -16/07/2026
Nagavci: Ka klane në LDK që bashkëpunojnë me PDK-në, ndërprerja e bisedimeve nuk është lajm i mirë për vendin
21:02 -16/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?