KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kryeministri Kurti: 380 familje të komuniteteve joshumicë kanë përfituar material ndërtimor për strehim
Politikë

Kryeministri Kurti: 380 familje të komuniteteve joshumicë kanë përfituar material ndërtimor për strehim

Kosova News
Kosova News 11:05 -12/12/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se ndihma për familjet e cenueshme është prioritet i qeverisjes së tij.

Në Konferencën e donatorëve për strehimin të qëndrueshëm të familjeve të komuniteteve joshumicë të kthyera në Kosovë, Kurti tha se 380 familje kanë përfituar material ndërtimor për strehim.

Madje tha se shpreson që deri në takimin e radhës të sigurojnë strehim për të gjitha familjet në nevojë.

“Jam shumë falënderues nga donacionet që ndryshuan qasjen në kohën kur dhe sot nuk flenë në tende dhe sot e kemi nderin që Strehimi i familjeve të cenueshme është prioritet dhe mbi 380 familje do të përfitojnë nga ministria komuniteti dhe kthim”, tha Kurti, teksa përmendi edhe vizitat që ka bërë te familjet përfituese.

“Sot është ditë e ftohtë që na bën mirënjohës që kemi një shtëpi e strehë dhe besoj se deri në fund takimit do t’i sigurojmë një strehim për të gjitha familjet në nevojë”.

Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, tha se duhet që të punohet në riatdhesimin e personave të shpërngulur.

“Kthimi nuk është vetëm te ndërtimi i shtëpive dhe kjo nuk është as gjysma e punës, por duhet të punojmë në riatdhesimin e tyre. Përkundër shumë aktiviteteve dhe programeve këtë viti, kemi nis me programin për zhvillim ekonomik dhe do të shërbejë në avanvimin e të kthyerve dhe po ashtu ndoshta nuk mund të ofrojmë shumë të madhe, por do të mund të ofrojmë 100 mijë euro dhe kjo nuk është vetëm shifër, por është edhe strategjia. Nuk do ta sulmojmë rastin vetëm me ndihmë materiale”.

E ministri Administrimit dhe Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, tha se familjet përfituese në Plemetin të Obiliqit nuk janë të kënaqura me objektin e banimit.

Për gjetjen e zgjidhjes së 60 familjeve në Gjilan e Ferizaj, tha se nuk duhet bërë gabimi i njëjtë.

“Në 10 vitet e fundit janë ndërtuar objekte banimi dhe e marrim shembull banimin në Plemetin të Obiliqit, ku atje na vijnë lajme të mira për infrastrukturën atje dhe këtë gabim nuk duhet ta bëjmë me 60 familje nga Gjilani e Ferizaj”.

Ambasadori i Britanisë së Madhe, Nicholas Abott, ka potencuar dy elemente të cilat duhet të jenë stabile gjatë këtij projekti.

“Jam i ndjeshëm për anën pragmatike të këtij projekti, të sigurohem që ka toka dhe të holla të mjaftueshme për të ndërtuar banimin që është i përshtatshëm. Janë të gjitha sfida për Qeverinë, komunat dhe donatorët ndërkombëtarë”, ka deklaruar Abott.

Organizohet Konferenca e Donatorëve për familjet e komuniteteve joshumicë

Gjithashtu lexoni:

Pas Kamishit edhe Kryeziu kërkon rinumërimin e votave të kandidatëve të PDK-së

MINTI: Do të themelohet divizioni për gratë ndërmarrëse në Agjencinë e Re për Ndërmarrësi dhe Inovacion

Kurti: Do të vazhdojmë të mbështesim gratë ndërmarrëse

Nafta vazhdon të bie, këto janë çmimet tavan për sot

​Përçahet PDK-ja në Skenderaj; Reagon ashpër familjari i Jakup Nurës: Po nderohen antivlerat, po harrohet kontributi

Kosova News 12/12/2023 12/12/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
clear sky
18° _ 16°
76%
1 km/h
Sat
29 °C
Sun
30 °C
Mon
28 °C
Tue
30 °C
Wed
27 °C

Lajmet e Fundit

Pas Kamishit edhe Kryeziu kërkon rinumërimin e votave të kandidatëve të PDK-së
15:30 -20/06/2026
Gjenden eshtra në Vushtrri, dyshohet se i përkasin një personi të zhdukur gjatë luftës
14:31 -20/06/2026
Drejtues të lartë ushtarakë të Gardës së Iowas përcjellin nga afër ushtrimin e përbashkët me FSK-në
13:56 -20/06/2026
Policia e Kosovës shqiptoi 1,880 gjoba trafiku brenda 24 orëve, regjistrohen 71 aksidente
13:46 -20/06/2026
MINTI: Do të themelohet divizioni për gratë ndërmarrëse në Agjencinë e Re për Ndërmarrësi dhe Inovacion
13:43 -20/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?