Një 18-vjeçar ka humbur jetën sot në vendin e punës në fshatin fshatin Nikadim të Ferizajt. Sipas mjekëve kujdestarë, dyshohet për vdekje natyrore. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.
“Sot, rreth orës 15:30 nga Qendra Emergjente në Ferizaj jemi njoftuar se një person, mashkull, i moshës rreth 18-vjeçar është sjellur pa shenja jete.
Ekipe të policisë kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe kanë mësuar se viktima dyshohet se kishte ndërruar jetë në vendin e punës, në njê fabrikê në fshatin Nikadim të Ferizajt.
Sipas mjekëve kujdestar dyshohet për vdekje natyrore.
Në lidhje me këtë është njoftuar edhe prokurori kujdestar nga Prokuroria Themelore e Ferizajt”, tha Veseli.


