KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kurti: Kosova anëtarësohet në Shoqatën Evropiane të Kartës Rinore
Politikë

Kurti: Kosova anëtarësohet në Shoqatën Evropiane të Kartës Rinore

Kosova News
Kosova News 16:24 -11/12/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryeministri Albin Kurti ka njoftuar të hënën se Kosovs është anëtarësuar në Organizatën Ndërkombëtare Shoqata Evropiane e Kartës Rinore (EYCA).

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Kurti ka thënë se EYCA bën bashkë 30 shtete të Evropës që lëshojnë Kartën Evropiane Rinore për mbi shtatë milionë të rinj.

“Pas aplikimit të suksesshëm të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Qeveria do ta ofrojë kartën pa pagesë për të gjithë të rinjtë nën moshën 30 vjeçare, pavarësisht gjinisë, përkatësisë etnike, aftësive apo statusit socio-ekonomik. Karta do të jetë e qasshme në formë digjitale, në të gjitha gjuhët zyrtare të vendit tonë”, ka thënë Kurti.

Sipas tij, karta do t’u japë qasje në mbi 60 mijë zbritjedhe benefite në transport, akomodim, kulturë, sport, arsim, shërbime dhe produkte kudo në Evropë.

“Nga viti 1991, EYCA është partner institucional i Këshillit të Evropës dhe në këtë cilësi merr pjesë në zbatimin e programit të Marrëveshjes së Pjesshme për Mobilitetin e Rinisë përmes Kartës Rinore. Me liberalizimin e vizave dhe me përparimin në procesin e anëtarësimit në Këshillin e Evropës, jemi në prag të lëvizjes së lirë dhe lidhjes më të afërt me Evropën. Ndërsa me masat si Skema Young Cells, bursat e Ministrisë së Arsimit, dhe grantet e mobilitetit të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, mijëra të rinjve po ju mundësohet mobiliteti në Evropë për përvoja arsimore, garuese dhe profesionale. Nga viti që na pret, të pajisur me kartë, të rinjtë tanë në Kosovë do kenë mundësi dhe përfitime të barabarta kudo në Evropë”, është shprehur ai.

Gjithashtu lexoni:

Numërohen rreth 30% e votave me postë, VV e para, LDK e dyta

251-vjetori i ushtrisë amerikane, Haradinaj: Mirënjohje për rolin në çlirimin e Kosovës

Qemajl Aliu përshëndet arrestimet për Masakrën e Reçakut: Drejtësia është obligim institucional dhe moral

Pesë të arrestuarit në rastin “Reçaku II” ishin pjesëtarë të MPB-së serbe

Bekë Berisha dhe Burim Ramadani mbesin jashtë Kuvendit, shkak kuota gjinore

Kosova News 11/12/2023 11/12/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
28°C
Pristina
clear sky
28° _ 26°
35%
1 km/h
Sun
27 °C
Mon
26 °C
Tue
26 °C
Wed
27 °C
Thu
26 °C

Lajmet e Fundit

Numërohen rreth 30% e votave me postë, VV e para, LDK e dyta
15:44 -14/06/2026
Sveçla pas arrestimeve për krime lufte: S’do të ketë kompromis ndaj autorëve të krimeve në Kosovë
15:14 -14/06/2026
Publikohen pamjet: Si u arrestuan të dyshuarit për Masakrën e Reçakut
15:11 -14/06/2026
251-vjetori i ushtrisë amerikane, Haradinaj: Mirënjohje për rolin në çlirimin e Kosovës
15:07 -14/06/2026
Qemajl Aliu përshëndet arrestimet për Masakrën e Reçakut: Drejtësia është obligim institucional dhe moral
14:47 -14/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?