KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Hajdari: Hotit i pengojnë të arriturat e Qeverisë, prandaj tenton ta zbehë klimën e të bërit biznes në Kosovë me analiza të pabaza
Ekonomi

Hajdari: Hotit i pengojnë të arriturat e Qeverisë, prandaj tenton ta zbehë klimën e të bërit biznes në Kosovë me analiza të pabaza

Kosova News
Kosova News 21:52 -10/12/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Ministrja e Tregtisë, Rozeta Hajdari i ka reaguar deputetit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, cili ka deklaruar se ambienti për biznes në vitin 2023 është përkeqësuar në të gjitha aspektet krahasuar me vitin 2017. Sipas Hajdarit, deputetit Hoti i pengojnë të arriturat e Qeverisë sonë, madje edhe ato që Raporti i Progresit i Komisionit Evropian i vlerëson si progres, andaj tenton ta zbeha me analiza të pabaza klimën e të bërit biznes në Kosovë. Me fjalë të tij, ai nuk mund të sfidojë as punën tonë dhe as ekspertët të cilët me analiza e diagnostikifim të mirëfilltë me evidencë në detaje e me shumë kujdes punojnë në përpilimin e Raportit të Progresit të Komisionit Evropian.

Ndërkaq Hajdari ka thënë se pretendimet e Hotit janë të referuara në analiza të pabaza.

”Deputetit Avdullah Hoti i pengojnë të arriturat e Qeverisë sonë, madje edhe ato që Raporti i Progresit i Komisionit Evropian i vlerëson si progres, andaj tenton t’a zbeh me analiza të pabaza klimën e të bërit biznes në Kosovë. Me fjalë të tij, ai nuk mund të sfidoj as punën tonë dhe as ekspertët të cilët me analiza e diagnostikifim të mirëfilltë me evidencë në detaje e me shumë kujdes punojnë në përpilimin e Raportit të Progresit të Komisionit Evropian”, ka thënë ndër tjerash Hajdari.

“Raporti i Progresit për Kosovën, për periudhën qershor 2022 – qershor 2023, i publikuar nga Komisioni Evropian në nëntor të këtij viti, vuri në pah angazhimin e Qeverisë për të përmirësuar klimën e të bërit biznes në vend. Madje, vet raporti thekson se Kosova ka shënuar progres në klimën e të bërit biznes, duke shtuar se, progres ka pasur edhe në zhvillimin e një ekonomie tregu funksionale”.

“Tutje, po në këtë raport tejet të rëndësishëm për Kosovën, theksohen masat dhe veprimet konkrete të Qeverisë, të cilat do të kenë ndikim të drejtpërdrejt për përmirësimin e mëtejmë të klimës së të bërit biznes si: Funksionalizimi i Gjykatës Komerciale, aprovimi i koncept dokumentit për Regjistrat e Pronarëve Përfitues (tanimë i miratuar si projektigj në Qeveri), Platforma E-Kosova e cila do të ofroj mbi 140 shërbime, hartimi i Ligjit për Investime të Qëndrueshme dhe ligjet e masat tjera në mandatin e Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë”, ka vazhduar ajo.

Më poshtë ajo ka folu për vlerësimin që thota të ketë marrë Ministria që ajo drejton.

”Puna e Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë,  është vlerësuar lartë në Raportin e Progresit të Komisionit Evropian për periudhën qershor 2022-qershor 2023.  Me prioritet të lartë i sollëm reformat e shumëpritura në kuadër të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit (MSA). Vijuam me plotësimin e zbrazëtirave në kornizën legjislative në përmirësimin e ambientit për të bërit biznes, klimën e investimeve, mbrojtjen e konkurrencës, reformën në mbikëqyrjen e tregut, fuqizimin e mbrojtjes së pronësisë industriale, dhe turizmin e qëndrueshëm – duke arritur miratimin e 16 ligjeve dhe 35 akteve nënligjore në harmoni me parimet e standardet ndërkombëtare dhe direktivat e BE-së”, ka deklaruar ndër tjerash ajo.

Hotit i ka reaguar edhe minisri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati.

Gjithashtu lexoni:

MINTI: Do të themelohet divizioni për gratë ndërmarrëse në Agjencinë e Re për Ndërmarrësi dhe Inovacion

Nafta vazhdon të bie, këto janë çmimet tavan për sot

Pesë persona me thikë grabisin dy shtetase kolumbiane në qendër të Prishtinës

BE-ja dhe QUINT-i: Kosova të mos pengojë përdorimin e simboleve dhe flamujve kombëtarë të komuniteteve

Dyshime për manipulim votash nga Lista Serbe

Kosova News 10/12/2023 10/12/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
clear sky
18° _ 16°
76%
1 km/h
Sat
29 °C
Sun
30 °C
Mon
28 °C
Tue
30 °C
Wed
27 °C

Lajmet e Fundit

Gjenden eshtra në Vushtrri, dyshohet se i përkasin një personi të zhdukur gjatë luftës
14:31 -20/06/2026
Drejtues të lartë ushtarakë të Gardës së Iowas përcjellin nga afër ushtrimin e përbashkët me FSK-në
13:56 -20/06/2026
Policia e Kosovës shqiptoi 1,880 gjoba trafiku brenda 24 orëve, regjistrohen 71 aksidente
13:46 -20/06/2026
MINTI: Do të themelohet divizioni për gratë ndërmarrëse në Agjencinë e Re për Ndërmarrësi dhe Inovacion
13:43 -20/06/2026
Arrestohet 24-vjeçari i dënuar me 2 vjet burgim për përdorim të armës dhe armëmbajtje pa leje
13:40 -20/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?