Kancelari gjerman, Olaf Scholz, ka premtuar se do të përkrah Ukrainën dhe Izraelin teksa ka folur në konferencën e partisë socialdemokrate në Berlin.
Ai ka thënë qartë se qeveria e tij do të përkrah Ukrainën në mbrojtjen e saj.
Ai ka shtuar se Gjermania qëndron në anën e Izraelit në luftën ndaj Hamasit.
Në konferencën e partisë, Scholzi ka folur para 600 delegatëve. Ai ka ngjallur unitet tek partia që në javët e fundit është përballur me presion të madh.


