KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Lajçaku njofton se Eletroserveri e ka nënshkruar kontratën për energjinë me KEDS-in
Politikë

Lajçaku njofton se Eletroserveri e ka nënshkruar kontratën për energjinë me KEDS-in

Kosova News
Kosova News 13:25 -09/12/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

I dërguari i BE-së, Miroslav Lajçak, ka njoftuar se ka arritur nënshkrimi i marrëveshjes mes KEDS-it dhe Elektroserverit për çështjen e energjisë elektrike.

“E mirëpres nënshkrimin e sotëm të kontratës komerciale mes KEDS-it dhe Elektroserverit. Ky është hap i rëndësishëm në implementimin e Udhërrëfyesit për Energjinë të lehtësuar nga BE-ja dhe në rrugën e normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë”, ka shkruar ai në platformën X.

Udhërrëfyesi thoshte se Elektroserveri do të nënshkruante marrëveshjet e nevojshme brenda afatit që nga lëshimi i licencës, megjithatë ishte kritikuar se s’po e bën një gjë të tillë.

Marrëveshja për Energji parashihte që qytetarët në veri të Kosovës të paguajnë për rrymën e shpenzuar nga vjeshta e vitit 2022 – për herë të parë pas më shumë se dy dekadash.

Elektrosever është në pronësi të kompanisë energjetike të Serbisë – EPS (Elektroprivreda Srbije), por në Kosovë është themeluar me ligje të Kosovës.

Kjo kompani është paraparë të bëjë edhe furnizimin, edhe faturimin e rrymës së shpenzuar në veri të Kosovës – pjesë e banuar me shumicë serbe.

Licencimi i saj është paraparë me Marrëveshjen midis Kosovës dhe Serbisë për Energjinë, e cila është arritur në vitin 2013, por pajtimi për zbatimin e kësaj marrëveshjeje, apo udhërrëfyesin, është arritur më 21 qershor 2022. 

I welcome today’s signature of the commercial contract between KEDS and Elektrosever. This is an important step in implementing the 🇪🇺-facilitated Energy Roadmap and on the path to normalisation of relations between Kosovo and Serbia. Congratulations to all who made it possible!

— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) December 9, 2023

Gjithashtu lexoni:

Hoxhaj për takimin e thirrur nga Haxhiu: S’ka proces tjetër politik pa u konstituuar kuvendi

Haxhiu kërkon konsensus për Presidentin, PDK, LDK e Aleanca nuk shkojnë në takim

MIT: Sot nuk ka kufizime për kamionët mbi 20 tonë

Ibishi: Hapja e urës mbi Ibër, e arritur e jashtëzakonshme për integrimin e veriut

Basha: Ka filluar asfaltimi i magjistrales në Ferizaj, segmenti hapet më 5 shtator

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?