KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Republikanët e Kongresit nisin procedurat e padisë së shkarkimit të presidentit Biden
Botë

Republikanët e Kongresit nisin procedurat e padisë së shkarkimit të presidentit Biden

Kosova News
Kosova News 22:20 -07/12/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Kongresmenët republikanë nisën dje procedurat për autorizimin e hetimeve për shkarkimin e presidentit Biden për korrupsion — duke organizuar votën e rëndësishme që pritet javën që vjen.

Rezoluta urdhëron qe tre komitete të Kongresit të përcaktojnë “nëse ka arsye të mjaftueshme” për padi shkarkimi ndaj 81 vjeçarit Biden, për rolin e tij, të të birit Hunter dhe vëllait James Biden në bizneset e huaja gjatë kohës kur ai ishte zv. president me Obama.

Burimet thanë për mediat konservatore vendase se Kongresi do të votojë të mërkurën legjislacionin, që do të prezantohet nga kongresmenia republikane nga Dakota e Veriut, Kelly Armstrong,

Masa prezantohet pak pasi Biden ka mohuar marrëdhëniet e biznesit me të afërmit e tij apo me biznesmenë të huaj, megjithë dhjetra dokumentime në media, kryesisht nga laptopi skandaloz i të birit Hunter.

“Nuk e kam bërë, janë një tufë gënjeshtra, këto janë gënjeshtra”, ka thënë më parë Biden me gazetarët për akuzat, çka u kritikua nga kreu i Kongresit Mike Johnson (R-La.), i cili ishte përgjigjur: “Presidenti gënjeu përsëri … Janë të paktën 22 raste kur Joe Biden flet ose takohet me partnerët e huaj të biznesit të Hunter Biden.”

Kreu i komisionit Jim Jordan (R-Ohio), një nga drejtuesit e hetimit, citonte deklaratën e rreme të Biden gjatë një paraqitjeje të enjten në rrjetin Fox News.

“Ne e dimë se ai ka darkuar, ka telefonuar dhe është takuar me partnerët e biznesit të Hunter Biden, si Devin Archer, kështu që nëse thotë se kjo nuk ka ndodhur, kjo nuk ka kuptim”, tha  Jordan.

Nga laptopi i humbur i Hunter ka dëshmi që tregojnë se Joe Biden kur ishte zv. president në detyrë, me të birin dhe të vëllanë, është takuar me biznesmenë nga Kina, Kazakistani, Meksika, Rusia e Ukraina, përveç atyre amerikanë.

Zhvillimet vijnë përveç akuzave të të birit për armëmbajtje dhe marrdhënie të dyshimta me prostituta, gjithashtu të dokumentuara nga laptopi i humbur i Hunter që ra në dorë të palëve republikane, dhe rrjedhimisht në të gjitha mediat konservatore në vend.

Hetimet e padisë së shkarkimit, e njohur në vend si ‘impeachment’ kanë nisur prej shtatorit, ndërsa të afërmve të Biden u janë dërguar urdhra dëshmie, edhe pse Shtëpia e Bardhë sfidon autoritetin ligjor të vendimit, prej mungesës së autorizimit formal të votës.

Dy nga denoncuesit kryesorë, Gary Shapley e Joseph Ziegler, kanë dëshmuar më herët për HUnter Biden mbi krimet e tij taksore, por janë ndaluar të hetojnë për vetë presidentin, edhe pse komunikimet e lidhin atë drejtpërdrejt me çështjen, shkruan ThePost, transmeton tch.

Në një tjetër dëshmi të rëndë nga Archer, kongresmenëve u tha se ish-zv. presidenti vendosej të paktën 20 herë me zë publik në telefonatat e grupit me bashkëpunëtorët e huaj të të birit, ka darkuar dy herë me kontaktet e të birit nga Azia qendrore ose Evropa lindore, dhe ka marrë një telefonatë nga biznesmenë ukrainas nga Dubai, pak para se Hunter të krijonte një fond investimesh për bizneset.

Gjithashtu lexoni:

Nisi nata e pestë radhazi e sulmeve amerikane ndaj Iranit

Franca miraton ligjin për ndihmën mjekësore në fundin e jetës

Kancelari gjerman Friedrich Merz paralajmëron SHBA-në: Mos ndërhyni në zgjedhjet e Gjermanisë

Qeveria gjermane do të rrisë ndjeshëm taksën mbi duhanin

Trumpi rikthen bllokadën në Hormuz, vendos tarifë prej 20% për mallrat që kalojnë nëpër ngushticë

Kosova News 07/12/2023 07/12/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
few clouds
18° _ 18°
88%
Fri
35 °C
Sat
35 °C
Sun
34 °C
Mon
32 °C
Tue
30 °C

Lajmet e Fundit

Ballkani kalon në raundin e dytë të Ligës së Konferencës
22:52 -16/07/2026
Terras: Deklarata e ministres serbe shkatërron besimin në dialog
22:43 -16/07/2026
Konjufca nga Washingtoni: Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten aleati më i afërt dhe partneri ynë strategjik
22:16 -16/07/2026
Nisi nata e pestë radhazi e sulmeve amerikane ndaj Iranit
21:32 -16/07/2026
Nagavci: Ka klane në LDK që bashkëpunojnë me PDK-në, ndërprerja e bisedimeve nuk është lajm i mirë për vendin
21:02 -16/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?