KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » ​Komisioni hetimor për energji i propozuar nga pozita do të dëgjojë dëshmitë nga viti 2006
Politikë

​Komisioni hetimor për energji i propozuar nga pozita do të dëgjojë dëshmitë nga viti 2006

Kosova News
Kosova News 17:07 -20/07/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Deputetët e Komisionit hetimor parlamentar në lidhje me procesin e vendimmarrjes në sektorin e energjisë për periudhën 2006-2022, në nivelin legjislativ, ekzekutiv, rregullator dhe në ndërmarrje publike nuk kanë rënë dakord që hetimet të nisin nga vitet e fundit. Përkundër propozimit të mazhorancës që dëshmitë të ndahen në periudha 3-vjeçarë dhe prioritet t’i jepet zhvillimeve të viteve të fundit, kjo u kundërshtua nga deputetët e opozitës. U vendos që intervistimi i dëshmitarëve nga ky komision të fillojë nga viti 2006 duke ftuar ministra, kryesues e anëtarë të bordeve, drejtorët të përgjithshëm etj.

Derisa deputetët e opozitës propozuan që intervistimi të nisë nga periudha e vitit 2006, pozita kërkonte që intervistimi i dëshmitarëve të fillojë duke nisur nga vitit 2017-2020.

Kryetari i këtij komisioni hetimor, Hajdar Beqa kërkoi që intervistomi të nis nga viti 2006.

“Ne kemi listën e dëshmitarëve për vitin 2006 dhe shkojmë nga niveli më i lartë prej ministrit më të lartit e thërrasim prej ministrit ose kemi nivel tjetër dhe shkojmë tek kryetarët e bordeve tek drejtorët e përgjithshëm dhe deri tek zyrtarët përkatës”, tha ai.

Kategorizim në faza kërkoi deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja, dhe si propozim i tij ishte që intervistimi i dëshmitarëve të nisë nga viti 2017-2020.

“Ne ishte dashur që t’i kategorizojmë në faza, të fillohet me fazën e parë me dëshmitarë të vitit 2017-2020, pastaj në fazën e dytë 2013-2016, në fazën e tretë 2010-2013 dhe pastaj fazën e katërt 2006-2009 në mënyrë që të krijohet një perspektivë e qartë e të gjitha vendimeve… 08’17 Sa i përket gjendjes që jemi duke kaluar tash është një periudhë tash 2017-2020 është ai momenti kur në KOST dhe ZRRE janë marr vendime të rëndësishme ne dëshirojmë t’ia paraqesim komisionit dhe publikut dhe kanë relevanc edhe tani, pastaj në fazën e dytë është periudha e post-privatizimit 2013-2016 dhe ndërlidhet me investimet kapitale të KEDS-it si vendim i dytë i rëndësishëm”, tha Muja.

Pas kësaj, kryesuesi i komisionit, Beqa tha se hetimet do t’i kryejnë për të gjitha periudhat, por më e rrugës është që intervistimi të nisë nga viti 2006 ashtu siç është përcaktuar edhe faza e hetimit.

“Kronologjia thotë të fillohet në fillim e të përfundojë në fund, kjo është kërkesë krejt teknike dhe nëse duam 2006-2009 me u ndal pak ndalemi pak nëse nuk kemi ndonjë propozim por nuk e dimë se ku ka me na dal situata ne do t’i kryejmë të gjitha hetimet si në 2006 si në 2022”, tha ai.

Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, tha se me propozim të Lëvizjes Vetëvendosje për intervistim të dëshmitarëve nuk do të arrihet ndonjë rezultat.

“Hetimet duhet ta kenë një bazë edhe si legalist me nis prej mesit nëse keni një arsyetim të fortë, Armendi faktikisht nëse ka një argument të fortë prej 2017 e 10 vite t’i kalojë dhe 5 vite prapa me u kthye në një fazë pasi t’i kalojmë ato 10 vitet e tjera pak, mos po e humbim hapin e qëllimit tonë pozitiv. Kronologjikisht është më mirë nëse një vendim i 2009 ka arritur që të aprovohet në 2015, ‘16, ‘17 ose nëse një vendim qoftë për investime është ndërprerë në 2016 dhe në 2017 ka marr vendim tjetër po më duket se po hyjmë në diçka që nuk mund të nxjerrim ndonjë rezultat”, tha ai.

Edhe deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj kundërshtoi propozimin e deputetëve të LVV-së, Armend Muja për intervistim në faza.

“Kërkesa juaj ka qenë që të hulumtohet nga 2006 deri në 2022 por tash një shtëpi kur fillon të ndërtohet nuk fillon prej kulmit ose muret, dhe ne duhet ta kuptojmë procesin si proces nëse se fillojmë prej 2006, prej fillimit të funksionimit e deri më lartë ne nuk do të arrijmë të prodhojmë asgjë”, theksoi Kadrijaj.

Insistues në kërkesën e tyre që intervistimi i dëshmitarëve të nisë në faza ishte edhe deputeti i LVV-së, Arbër Rexhaj i cili vazhdimisht kërkoi konsensus për propozimin e tyre.

“Ne nuk jemi duke kërkuar të heqim asnjë vit apo institucion aty ne thjesht kemi vendos prioritetet tona dhe kemi vendos si tematik dhe realisht mbi bazën e kësaj tematike ne po fillojmë intervistimin e kandidatëve. Nuk po kërkojmë të heqim asnjë vit por i kemi disa prioritete dhe meqenëse LVV është ajo që ka kërkuar themelimin e këtij komisioni natyrisht ne duhet t’i tregojmë prioritetet tona dhe duhet të jetë mirëkuptuese tek ju”, theksoi Rexhaj.

Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me procesin e vendimmarrjes në sektorin e energjisë për periudhën 2006-2022, në nivelin legjislativ, ekzekutiv, rregullator dhe në ndërmarrje publike në rend dite sot ka pasur edhe shqyrtimin e CV-ve për angazhim të ekspertëve, por kjo pikë u shty për mbledhjen e radhës pasi buxheti për këtë komision hetimor nuk ka kaluar në Kuvend të Kosovës në mungesë të kuorumit. /kp/

Gjithashtu lexoni:

Zulfaj takon shefen e Zyrës së UNICEF-it në Kosovë

Hoti: Me reformën në mirëqenie sociale hiqet kriteri i moshës pesëvjeçare

​Nga pezullimi te kthimi, ja çfarë kërkon ShBA nga Kosova për dialogun strategjik

Presidenca del me sqarim për shpenzimet zyrtare për periudhën prill–qershor 2026

Qorrolli i LVV-së: Duam marrëveshje me LDK-në, përfshirë edhe presidentin

TAGGED: Komisioni, sektori
Kosova News 20/07/2022 20/07/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
few clouds
15° _ 15°
90%
Wed
24 °C
Thu
28 °C
Fri
17 °C
Sat
23 °C

Lajmet e Fundit

Zulfaj takon shefen e Zyrës së UNICEF-it në Kosovë
22:39 -21/07/2026
Kosova dhe Malta forcojnë bashkëpunimin nëpërmjet bibliotekave të fëmijëve
21:56 -21/07/2026
Renditja e re e FIFA-s, Kosova renditet në pozitën e 78-të
21:53 -21/07/2026
Vdes një 61-vjeçar në Viti, rrëshqiti në ballkon gjatë motit të lig
20:47 -21/07/2026
Inspektorati i Punës ndalon punimet në 16 vendpunishte në pesë komuna
19:51 -21/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?