KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Rrezik i lartë atentatesh terroriste në Evropë
Botë

Rrezik i lartë atentatesh terroriste në Evropë

Kosova News
Kosova News 08:54 -06/12/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Ministrat e Brendshëm të Bashkimit Europian konsultohen të martën në lidhje me pasojat e luftës në Lindjen e Mesme për gjendjen e sigurisë në Europë.

Komisionerja e BE për çështjet e Brendshme, Ylva Johannson ka paralajmëruar për rrezikun e atentateve në Europë në periudhën e festave.

“Ka një rrezik të lartë të atentateve terroriste”, tha ajo në Bruksel në kuadër të takimit të ministrave të Brendshëm.

Johansson e arsyetoi këtë rrezik me “polarizimin” e madh që ka shkaktuar lufta mes Izraelit dhe organizatës terroriste të Hamasit. Ajo bëri të ditur 30 milionë euro shtesë për mbrojtjen e vendeve të caktuara si kishat, sinagogat dhe xhamitë, sipas DW.

Ministrja e Punëve të Brendshme të Gjermanisë, Nancy Faeser dhe Autoriteti i Mbrojtjes Kushtetuese paralajmërojnë nga rreziku i atentateve. Vetëm në fundjavën e kaluar një islamist vrau një turist gjermano-filipinas në Paris. Atentatori e arsyetoi këtë me dhunën kundër palestinezëve në Rripin e Gazës.

Komisionerja e BE për çështjet e Brendshme, Ylva Johannson me xhaketë të verdhë e bluze bu duke folur para kamerave

Para marrëveshjes për migracionin

Ndër të tjera ministrat e Brendshëm të BE zhvillojnë konsultime edhe për temën e migracionit dhe politikën e përbashkët të azilit. Të mërkurën ndërmjetësuesit e vendeve anëtare dhe të Parlamentit Europian duan të arrijnë një marrëveshje në çështjen e azilit, një nga grindjet më të ashpra në BE prej vitesh. Ndër të tjera planifikohen procedura të përshpejtuara azili në kufijtë e jashtëm të BE. Qeveria gjermane ka kërkuar përjashtimin e grave dhe fëmijëve nga kjo procedurë, por nuk ka pasur sukses me këtë procedurë deri tani.

Ministrja e Punëve të Brendshme të Gjermanisë, Faeser është shprehur me tone optimiste për reformën e azilit në BE. “Jam shumë besimplotë se kjo do të arrihet. Si Këshilli i BE dhe Parlamenti Europian janë duke u afruar me njëri-tjetrin. Unë vetë kam punuar shumë, si e dini, prej dy vitesh për  këtë”, tha Faeser të martën. Do të bëjmë gjithçka që të arrihet kompromisi. Aktualisht si Këshilli Ministror i BE, Parlamenti Europian dhe Komisioni Europian janë në negociata finale për reformën e azilit.

Nancy Faeser Portret

“Dua të theksoj, se sa e rëndësishme është kjo. Mbrojtja e e efektshme të kufijve të jashtëm të BE mund të arrihet vetëm me një sistem të përbashkët europian azili”, ka theksuar Faeser.

Edhe ministri i Brendshëm spanjoll, Fernando Grande-Marlaska, që drejton negociatat nga ana e vendeve anëtare është shprehur “me një lloj optimizmi” se pritet të arrihet një marrëveshje të mërkurën. Parlamenti Europian kërkon me shumicë reformë më të butë të sistemit të azilit, duke theksuar standardet humanitare.

Gjithashtu lexoni:

FSHF njofton tifozët se kur përzgjidhen fituesit e biletave për ndeshjen Shqipëri – Serbi

Ranieri përjashton mundësinë e rikthimit në menaxhim

Tentativat për konstituimin e Kuvendit, Zemaj: Kjo është demagogji dhe popullizëm nga LVV për të shpërlarë vetveten

Ngritet aktakuzë për keqpërdorim në Komunën e Prizrenit, reagon LVV-ja

Rama e cilëson motër Melonin: Në Tiranë solli dokumentin përfundimtar të Marrëveshjes së pensioneve me Italinë

Kosova News 06/12/2023 06/12/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
10°C
Pristina
clear sky
11° _ 10°
80%
1 km/h
Sun
22 °C
Mon
24 °C
Tue
25 °C
Wed
27 °C
Thu
25 °C

Lajmet e Fundit

Zelensky konfirmon se Ukraina nesër do të marrë pjesë në bisedimet për paqe të organizuara në Turqi
15:44 -01/06/2025
Përfundon programi i PISA-s, u mbajt online në 239 shkolla të Kosovës
15:40 -01/06/2025
“Ec me fëmijët” mbush rrugët e Prishtinës me ngjyra e gëzim në Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve
15:38 -01/06/2025
Ministri i Jashtëm i Tanzanisë viziton Kosovën me ftesë të presidentes Osmani
15:33 -01/06/2025
Pas talljes me Kurtin në ditë zie, Bogujevci shpërthen ndaj analistit Mirena: “Mjeran, s’keni as turp”
15:11 -01/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?