KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Ministrja Nagavci: Degradimi shumëvjeçar në arsim ka ndikuar në cilësi
Arsim

Ministrja Nagavci: Degradimi shumëvjeçar në arsim ka ndikuar në cilësi

Kosova News
Kosova News 23:56 -05/12/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI), Arbërie Nagvaci i akuzon qeverisjet e kaluara për rezultatet e dobëta të nxënësve kosovarë në PISA. Ajo thotë se ndryshimet në arsim nuk mund të ndodhin brenda një viti apo një mandati, por kërkon kohë më të gjatë.

“Rezultatet nuk mund të përmirësohen për një vit, as për një mandat të qeverisjes, por kërkon më shumë kohë, pasi degradimi që ka ndodhur me dekada ka ndikuar në cilësi”, deklaroi Nagavci, sipas të cilës, është hera e tretë që Kosova merr pjesë në këtë test, e si pasojë edhe kësaj here me rezultate shqetësuese dhe brengosëse.

Ajo tha se në rezultatet e dobëta të arsimit ka ndikuar edhe ndërrimi i qeverisjeve të shpeshta në Kosovë, derisa reagimin e dy partive politike opozitare, PDK e LDK për testin e PISA-s, ajo i konsideron jo të sinqerta.

“PDK dhe LDK, herë njëra e herë tjetra e herë së bashku, kanë qenë për një dekadë e më shumë në pushet”, tha ajo.

Nagavci për cilësinë e dobët në testin ndërkombëtar ia lë disa faktorëve, përfshirë politikat lokale e qendrore, grevat në arsim të cilat i quan politike, tekstet shkollore me shumë gabime e pasaktësi, por edhe kushtet në arsim.

“Nuk është vetëm një faktorë që ka ndikuar në këto rezultatet, janë disa: politikat nga niveli qendror e lokal, punësimi i mësimdhënësve të pakualifikuar, kurrikulat, tekstet shkollore, inspektimi…etj”, tha ajo.

Ministrja Nagavci ka përmendur tekstet shkollore si element i rëndësishëm për mësimnxënie dhe mësimdhënie, sikurse edhe miratimin e ligjit për edukim për fëmijërinë e hershme. Ajo kritikoi komunat për mosrealizimin e kërkesave për ndërtimin e çerdheve nëpër komuna.

Ministrja Nagavci ka reaguar ndaj shkrimeve, siç tha ajo, tendencioze lidhur me deklaratën e saj për PISA-n ku si një nga shkaqet e rezultateve të dobëta ka qenë edhe pandemia. Ajo tha se janë tendencioze titujt ë artikujve mbi diçka që nuk është deklaruar.

“Është tendencioze të vihen tituj mbi diçka që unë nuk kam thënë”, deklaroi ajo.

Ministrja e Arsimit ka qenë kritike ndaj mësimdhënësve, duke vlerësuar se mungon llogaridhënia nga ana e mësimdhënësve.

“Ne vazhdojmë të kemi një situatë ku llogaridhënia mungon nga mësimdhënësit”, deklaroi ministrja Nagavci, teksa shtoi se ka qenë obligative shikimi i legjislacionit që ka qenë në fuqi.

Ajo u shpreh kritike edhe për performancën e mësimdhënësve, në mosrespektimin si duhet ndaj udhëzimeve administrative, ndaj, theksoi ajo, është provuar të bëhet rishikimi i tyre për të dalë më me sukses ndaj sfidave që përballet arsimi.

Tutje, ministrja Nagavci tha se së bashku me Fakultetin e Edukimit që kanë një marrëveshje bashkëpunimi, do t’i analizojnë shkaqet e rezultateve në PISA, në hollësi, dhe të dalin me rekomandime, që vendimet e marra si Ministri të merren me analizë.

“Shqetësim i yni ka qenë degradimi i arsimit andaj edhe puna jonë nesër sot dje, çdo ditë duhet të jetë çdo ditë e më e madhe, në mënyrë që degradimet që janë shkaktuar, tashmë, t’i evitojmë në kohën më të shkurtër të mundur”, deklaroi Nagavci.

Ajo më tej foli për ligjet bazike në arsim, që, sipas saj, është problem të bëhet ndryshimi i tyre, ngase sikundër tha ajo, duhet vota e deputeti serb.

Më tej ministrja Nagavci foli për bashkëpunimin me SBASHK-un, me ç’rast tha se do të duhej të ishte bashkëpunim më i mirë. Ajo deklaroi se nuk është për përgjithësime, por edhe largimi prej përgjegjësisë nuk i bën nder askujt.

Kujtojmë se nga 80 vendet pjesëmarrëse, Kosova renditet në listën e dhjetëshes së fundit në studimin ndërkombëtar të arsimit – testin PISA, që vlerëson kompetencat e nxënësve 15-vjeçar, në lexim, matematikë dhe shkencë.

Kosova është e 73-ta në matematikë nga 80 vendet pjesëmarrëse dhe se ka rënie nga viti 2018 prej 11 pikëve. Në lexim Kosova është e 74-ta nga të gjitha vendet pjesëmarrëse, ka rënie prej 11 pikësh nga rezultatet e vitin 2018. Ndërkaq, në shkencë Kosova radhitet e 76-ta, me 6 pikë rënie nga rezultati i 2018-s./rtk

Gjithashtu lexoni:

Maqedonci nënshkruan memorandum bashkëpunimi me Universitetin e Prishtinës

Sot mbahet Testi i Maturës, MAShTI jep detaje

Kurti: Mandati i ardhshëm do të jetë i transformimit dhe ristrukturimit të arsimit të lartë

Kurti theksoi përkushtimin e institucioneve të Republikës së Kosovës për avancimin e arsimit gjithëpërfshirës

Bie numri i nxënësve dhe studentëve në Kosovë

Kosova News 05/12/2023 05/12/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
28°C
Pristina
scattered clouds
28° _ 27°
57%
3 km/h
Mon
30 °C
Tue
29 °C
Wed
30 °C
Thu
30 °C
Fri
31 °C

Lajmet e Fundit

Rama: Zëdhënësi i interesave të Iranit, Dritan Goxhaj, i lexoi kërkesat e protestuesve sot
22:50 -22/06/2026
Aty ku nisi e gjitha” – Fisnik Asllani rikthehet në rrënjët e tij me një postim emocionues (FOTO)
22:20 -22/06/2026
Rexhepi përfaqëson Kosovën në Sesionin e 13-të të SEECP PA në Sofje
21:58 -22/06/2026
Erdogan i thotë presidentit iranian të jetë i kujdesshëm ndaj përpjekjeve për të sabotuar bisedimet e paqes
21:30 -22/06/2026
Dyshime për mjet shpërthyes në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë, policia jep detaje
20:46 -22/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?