KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Një nxënës i vdekur dhe disa të lënduar, si pasojë e një aksidenti mes autobusit dhe një veture në Gjermani
Botë

Një nxënës i vdekur dhe disa të lënduar, si pasojë e një aksidenti mes autobusit dhe një veture në Gjermani

Kosova News
Kosova News 11:25 -05/12/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Një tragjedi në një rrugë të rrëshqitshme dimri në Gjermani.

Bëhet fjalë për ngjarje kur një autobus shkolle pati një aksident të rëndë pranë Cranzahl, një qytet i vogël në Erzgebirgskreis.

Si pasojë, siç raportojnë mediat gjermane, një nxënës ka vdekur – ndërsa 13 persona të tjerë janë lënduar.

Sipas raportimit të mediave gjermane, aksidenti ka ndodhur rreth orës 06:30 në rrugën e mbuluar me borë Richterstrasse.

Sipas gjetjeve fillestare të policisë, autobusi i shkollës është përplasur me një automjet të shërbimit dimëror.

Më pas autobusi ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një pemë.

Siç ka konfirmuar një zëdhënëse e policisë për BILD, një fëmijë shkolle humbi jetën në aksident.

Ajo megjithatë nuk ka treguar nëse bëhet fjalë për vajzë apo djalë. Aktualisht nuk dihet edhe mosha e viktimës.

Ndërkohë, dy të rritur, përfshirë shoferin e autobusit, kanë mbetur të lënduar rëndë nga aksidenti.

Njëmbëdhjetë persona të tjerë, dhjetë prej të cilëve ishin fëmijë, pësuan lëndime të lehta.

Në vendngjarje ka një numër masiv shërbimesh emergjente dhe qarkullimi është plotësisht i mbyllur.

“Shkaku i saktë i aksidentit është ende duke u përcaktuar. Operacioni në vendngjarje është ende në vazhdim me shërbime të shumta emergjente”, ka thënë zëdhënësja e policisë. 

Gjithashtu lexoni:

Shtetet e Bashkuara të Amerikës festojnë sot Ditën e Pavarësisë

Vritet zëvendëskomandanti i marinës ruse

Pentagoni: Administrata e Bidenit ka dërguar shumë armë në Ukrainë

Sulm me thikë në një qendër tregtare në Finlandë

Von der Leyen: BE-ja gati për marrëveshje me ShBA, paralajmëron masa në rast dështimi

Kosova News 05/12/2023 05/12/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
clear sky
18° _ 17°
51%
1 km/h
Fri
36 °C
Sat
35 °C
Sun
38 °C
Mon
37 °C
Tue
34 °C

Lajmet e Fundit

Mbyllen disa parkingje ilegale në Prishtinë
09:17 -04/07/2025
Shtetet e Bashkuara të Amerikës festojnë sot Ditën e Pavarësisë
08:57 -04/07/2025
Moti sot me diell dhe vranësira të shpërndara
08:25 -04/07/2025
Diplomojnë sot kadetët e Forcës së Sigurisë së Kosovës
08:23 -04/07/2025
Gjendet pa shenja jete një 80-vjeçare në Prishtinë
23:21 -03/07/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?