Drejtori i Përgjithshëm i Ministrisë së Mbrojtjes së Mjedisit të Izraelit, Guy Samet, është takuar sot me ministrin e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës Liburn Aliu, në Samitin e COP28 të mbajtur në Dubai.
Për këtë takim ka shkruar, ambasadorja e Izraelit në Kosovë, Tammy Ziv.
“Ata diskutuan bashkëpunimin në fushën e menaxhimit të ujit dhe energjisë”, ka shkruar ajo në Twitter.



