KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Erdogan: Izraeli duhet të gjykohet për krime lufte në Gazë
Botë

Erdogan: Izraeli duhet të gjykohet për krime lufte në Gazë

Kosova News
Kosova News 22:27 -28/11/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, i ka thënë të martën sekretarit të përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, se Izraeli duhet të mbahet përgjegjës nga gjykatat ndërkombëtare për “kryerje të krimeve të luftës” në Rripin e Gazës, tha Presidenca turke.Izraeli e ka kryer një ofensivë ajrore dhe tokësore kundër Hamasit – grupit radikal palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – në Gazë, ku si pasojë kanë vdekur më shumë se 15.000 njerëz, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Gazë, e cila kontrollohet nga Hamasi.Izraeli i shpalli luftë Hamasit pasi luftëtarët e grupit radikal e kryen një sulm tronditës në Izrael më 7 tetor, ku i vranë më shumë se 1.200 njerëz dhe i rrëmbyen 240 të tjerë.Ofensiva e Izraelit në Gazë është ndërprerë përkohësisht të premten, për herë të parë prej 7 tetorit, pas një marrëveshjeje për armëpushim që pritet të skadojë të mërkurën.

Gjatë një bisede telefonike para takimit të Këshillit të Sigurimit për Gazën të planifikuar për të mërkurën, Erdogan dhe Guterres biseduan “për pritjet e komunitetet ndërkombëtar në lidhje me sulmet e jashtëligjshme të Izraelit”, për qasjen në ndihma humanitare në Gazë dhe për përpjekjet për një paqe afatgjate, tha Presidenca turke.“Presidenti Erdogan tha gjatë bisedës telefonike se Izraeli po vazhdon paturpësisht t’i shkelë ligjin ndërkombëtar, ligjet e luftës dhe ligjin humanitar ndërkombëtar duke e shikuar në sy komitetin ndërkombëtar dhe se duhet të mbahet përgjegjës për krimet që i ka kryer para ligjit ndërkombëtar”, thuhet në njoftim.Ministria e Jashtme e Turqisë tha se ministri i Jashtëm Hakan Fidan do të marrë pjesë në takimin e Këshillit të Sigurimit të OKB-së në Nju Jork.Turqia e ka kritikuar ashpër luftën e Izraelit në Gazë dhe ka bërë thirrje për armëpushim të menjëhershëm për të mundësuar mbajtjen e bisedimeve për një zgjidhje me dy shtete të konfliktit të gjerë izraelito-palestinez.Erdogani i ka quajtur gjenocid sulmet e Izraelit në Gazë. Izraeli i ka mohuar akuzat dhe thotë se lufta e tij në Gazë është vetëmbrojtje kundër një armiku të përbetuar për shkatërrimin e tij./ REL

Gjithashtu lexoni:

Nisi nata e pestë radhazi e sulmeve amerikane ndaj Iranit

Franca miraton ligjin për ndihmën mjekësore në fundin e jetës

Kancelari gjerman Friedrich Merz paralajmëron SHBA-në: Mos ndërhyni në zgjedhjet e Gjermanisë

Qeveria gjermane do të rrisë ndjeshëm taksën mbi duhanin

Trumpi rikthen bllokadën në Hormuz, vendos tarifë prej 20% për mallrat që kalojnë nëpër ngushticë

Kosova News 28/11/2023 28/11/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
scattered clouds
18° _ 18°
89%
1 km/h
Thu
30 °C
Fri
33 °C
Sat
38 °C
Sun
34 °C
Mon
29 °C

Lajmet e Fundit

Terras: Deklarata e ministres serbe shkatërron besimin në dialog
22:43 -16/07/2026
Konjufca nga Washingtoni: Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten aleati më i afërt dhe partneri ynë strategjik
22:16 -16/07/2026
Nisi nata e pestë radhazi e sulmeve amerikane ndaj Iranit
21:32 -16/07/2026
Nagavci: Ka klane në LDK që bashkëpunojnë me PDK-në, ndërprerja e bisedimeve nuk është lajm i mirë për vendin
21:02 -16/07/2026
Tentuan të shisnin 21 prona me dokumente të falsifikuara, arrestohen tre persona në Mitrovicë
20:57 -16/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?