KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Ministri Aliu: Nga sot fillon funksionalizmi i shërbimeve të kadastraleve në Mitrovicë të Veriut
Ekonomi

Ministri Aliu: Nga sot fillon funksionalizmi i shërbimeve të kadastraleve në Mitrovicë të Veriut

Kosova News
Kosova News 20:55 -27/11/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Ministri i Mjedisit, Liburn Aliu ka bërë të ditur se nga sot ka nisur funksionalizmi i shërbimeve të kadastraleve në Mitrovicë të Veriut.

Ai tha se qytetarët e komunave në veri nuk do kenë më nevojë që të vijnë tek sportelet e Agjencionit Kadastral të Kosovës, por do kenë Zyret Kadastrale Komunale në funksion të tyre.

Postimi i plotë:

PREJ SOT, NIS FUNKSIONALIZIMI I SHËRBIMEVE KADASTRALE NË MITROVICË TË VERIUT, LEPOSAVIQ, ZUBIN POTOK DHE ZVEÇAN

Sot, bashkë me kolegë dhe bashkëpunëtorë, vizituam komununën e Mitrovicës së Veriut, Leposaviqit, Zubin Potokut, dhe Zveçanit, me ç’rast takuam kryetarët e komunave përkatëse për të bërë lansimin e funksionalizimit të shërbimeve kadastrale, kështu duke hapur në secilën komunë Zyret Kadastrale Komunale.

Qytetarët e komunave në veri nuk do kenë më nevojë që të vijnë tek sportelet e Agjencionit Kadastral të Kosovës, por do kenë Zyret Kadastrale Komunale në funksion të tyre, ku do të mund të marrin shërbimet kadastrale në komunën e tyre, fillimisht Certifikatën e Pronësisë dhe Kopjen e Planit, e më vonë, edhe shërbimet tjera.

Në drejtim të forcimit të shërbimeve komunale, lehtësimit të punës, dixhitalizimit dhe ofrimit të mëtutjeshëm të mbështetjes për qytetarët e komunave përkatëse, sot përveç takimit me kryetarë, takuam qytetarë të shumtë, të cilëve për herë të parë ju shpërndamë Certifikatat e Pronësisë.

Falënderoj të gjithë qytetarët e komunave përkatëse, kryetarët Erden Atiq, Lulzim Hetemi, Izmir Zeqiri, Ilir Peci, për mikpritjen dhe bashkëpunimin e tyre, si dhe të gjithë ekspertët nga Agjencioni Kadastral i Kosovës dhe Ministria e Punëve të Brendshme për një bashkëpunim të shkëlqyer në arritjen e sigurimit të pajisjeve teknologjike dhe infrastrukturës përcjellëse, në mënyrë që të funksionalizojmë zyret kadastrale në këto komuna, pas plot 23 viteve.

Jemi në shërbim të të gjithë qytetarëve të Republikës.

Gjithashtu lexoni:

Hapet konkurs për 39 inspektorë, Inspektorati Qendror i Punës jep detaje

Më 30 qershor mbahet ankandi i katërt i letrave me vlerë

Mashtrime në emër të KRU “Prishtina”, kompania u bën thirrje konsumatorëve për kujdes

Inspektorati vazhdon me gjoba në Prishtinë, për hedhjen e mbeturinave

Këto janë çmimet e derivateve të naftës për sot

Kosova News 27/11/2023 27/11/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
28°C
Pristina
scattered clouds
28° _ 26°
54%
4 km/h
Tue
26 °C
Wed
30 °C
Thu
31 °C
Fri
31 °C
Sat
32 °C

Lajmet e Fundit

Kurti mori pjesë në edicionin e tetë të Festivalit Multikulturor “Të festojmë ngjashmëritë tona”
18:15 -23/06/2026
“Në Kosovë ndihesh si në familje”: Turistët zbulojnë “perlën e fshehur” mes maleve të Ballkanit
17:41 -23/06/2026
Mbi 300 gjyqtarë marrin pjesë në zgjedhjen e dy anëtarëve të rinj të KGJK-së
17:38 -23/06/2026
Chad Daniels – shefi i ri i Shtabit të KFOR-it
17:34 -23/06/2026
LDK tenton ta shtyjë vendin në protesta – Hoti thotë se Reagimi qytetar është i domosdoshëm për gazin amerikan
17:23 -23/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?