KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Izraeli dhe Hamasi pajtohen për zgjatjen e armëpushimit
Botë

Izraeli dhe Hamasi pajtohen për zgjatjen e armëpushimit

Kosova News
Kosova News 19:30 -27/11/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Izraeli dhe Hamasi – grupi radikal palestinez i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – janë pajtuar të hënën për ta zgjatur edhe për dy ditë të tjera armëpushimin, njoftoi Qeveria e Katarit.Armëpushimi katërditor në luftime mes Izraelit dhe Hamasit do të skadonte sot. Në bazë të asaj marrëveshjeje, sot pasdite pritet të bëhet këmbimi i grupit të katërt të pengjeve izraelite në Rripin e Gazës me të burgosur palestinezë në burgjet izraelite.Për vazhdimin e këtij armëpushimi për edhe dy ditë të tjera njoftoi të hënën pasdite zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Katarit, Majid Al Ansary, në rrjetin social X.Katari, bashkë me Shtetet e Bashkuara dhe Egjiptin, janë ndërmjetësuesit kryesorë të konfliktit të vazhdueshëm mes Izraelit dhe Hamasit.Izraeli ka thënë se do ta vazhdojë armëpushimin për një ditë shtesë për çdo 10 pengje shtesë të liruara.Pas njoftimit të Katarit, Hamasi konfirmoi se është pajtuar për zgjatjen e armëpushimit për dy ditë të tjera “nën kushtet e njëjta”.

Megjithatë, Izraeli thotë se është i përkushtuar ta shkatërrojë Hamasin dhe t’i japë fund sundimit të tij 16-vjeçar në Rripin e Gazës, pas sulmit të luftëtarëve të grupit radikal në jug të Izraelit më 7 tetor.Deri tani, 58 pengje janë liruar gjatë armëpushimit të tanishëm, përfshirë 39 izraelitë. Para armëpushimit, u liruan katër pengje, një tjetër u shpëtua dhe dy të tjerë u gjetën të vdekur në Gazë.Izraeli i ka liruar 117 palestinezë nga burgjet e veta gjatë katër ditëve të armëpushimit.Armëpushimi që nisi të premten në mëngjes u solli 2.3 milionë palestinezëve pakëz qetësi nga bombardimet e pareshtura izraelite, si pasojë e të cilave janë vrarë mijëra njerëz dhe janë rrafshuar ndërtesat e banimit, ndërsa tri e katërta e popullsisë u detyruan t’i braktisnin shtëpitë e veta.Lufta shpërtheu më 7 tetor, kur luftëtarët e Hamasit në Gazë i thyen barrierat kufitare dhe u futën në jug të Izraelit, duke i vrarë së paku 1.200 njerëz, kryesisht civilë, dhe duke i rrëmbyer 240 të tjerë, përfshirë gra, fëmijë dhe të moshuar.Izraeli shpalli gjendje lufte menjëherë, duke kryer bombardime disa javore dhe duke e nisur një ofensivë tokësore, si pasojë e të cilave u vranë mbi 13.300 palestinezë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në territorin e kontrolluar nga Hamasi. Rreth dy të tretat e të vrarëve në Gazë ishin gra dhe të mitur./REL

Gjithashtu lexoni:

Nisi nata e pestë radhazi e sulmeve amerikane ndaj Iranit

Franca miraton ligjin për ndihmën mjekësore në fundin e jetës

Kancelari gjerman Friedrich Merz paralajmëron SHBA-në: Mos ndërhyni në zgjedhjet e Gjermanisë

Qeveria gjermane do të rrisë ndjeshëm taksën mbi duhanin

Trumpi rikthen bllokadën në Hormuz, vendos tarifë prej 20% për mallrat që kalojnë nëpër ngushticë

Kosova News 27/11/2023 27/11/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
scattered clouds
18° _ 18°
89%
1 km/h
Thu
30 °C
Fri
33 °C
Sat
38 °C
Sun
34 °C
Mon
29 °C

Lajmet e Fundit

Nisi nata e pestë radhazi e sulmeve amerikane ndaj Iranit
21:32 -16/07/2026
Nagavci: Ka klane në LDK që bashkëpunojnë me PDK-në, ndërprerja e bisedimeve nuk është lajm i mirë për vendin
21:02 -16/07/2026
Tentuan të shisnin 21 prona me dokumente të falsifikuara, arrestohen tre persona në Mitrovicë
20:57 -16/07/2026
Policia e Kosovës dhe KFOR-i diskutojnë gatishmërinë për sezonin veror
20:08 -16/07/2026
Rama: Kemi reaguar nëpërmjet ministrit të Jashtëm ndaj deklaratave të ministres serbe
18:39 -16/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?