KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kryeministri suedez dënon thirrjet ekstremiste për shkatërrimin e xhamive
Botë

Kryeministri suedez dënon thirrjet ekstremiste për shkatërrimin e xhamive

Kosova News
Kosova News 17:17 -27/11/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryeministri i Suedisë, Ulf Kristersson, i ka dënuar të hënën komentet e liderit të partisë së ekstremit të djathtë të Suedisë, i cili bëri thirrje për rrënimin e disa xhamive.

Lideri i Demokratëve Suedezë (SD), Jimmie Akesson, bëri thirrje që disa xhami të konfiskohen dhe të bëhen rrafsh me tokë gjatë një fjalimi në konferencën vjetore të partisë të shtunën.

“Ne duhet të fillojmë t’i konfiskojmë dhe t’i rrafshojmë xhamitë ku propaganda anti-demokratike, anti-suedeze, anti-semitike dhe homofobe, apo dezinformimi i përgjithshëm, po përhapen”, tha Akesson.

Kristersson, koalicioni qeveritar i të cilit nuk përfshin SD-në por varet nga mbështetja e saj, e kritikoi Akessonin për mungesë respekti.

“Mendoj se kjo është një mënyrë e të shprehurit pa respekt, një mënyrë polarizuese e të shprehurit”, tha Kristersson për transmetuesin SVT.

“Kjo nuk është ajo që Suedia përfaqëson në botë”, shtoi ai.

Fjalimi i Akessonit shkaktoi zemërim në Suedi dhe jashtë saj, si dhe e detyroi Kristerssonin ta bëjë një deklaratë në rrjetin social X, ku e përsëriti “të drejtën kushtetuese për lirinë fetare” në Suedi.

“Në Suedi, ne nuk i shkatërrojmë vendet e lutjeve. Si shoqëri, ne duhet ta luftojmë ekstremizmin e dhunshëm pavarësisht arsyeve të tij – por ne do ta bëjmë këtë brenda kornizës ligjore dhe demokratike”, shkroi ai.

Në Suedi, anëtarësimi i së cilës në NATO duhet të ratifikohet nga Hungaria dhe vendi me shumicë myslimane, Turqia, kanë ndodhur disa incidente të cilat kanë shkaktuar tensione me vendet e Lindjes së Mesme këtë vit, raporton rel.

Djegia e Kuranit disa herë në fillim të këtij viti nxiti protesta dhe kritika të mëdha ndaj Suedisë.

Protestuesit në Irak e sulmuan Ambasadën e Suedisë në Bagdad në korrik, duke ndezur zjarre në kompleksin e saj.

Vitin e kaluar, Suedia ishte cak i një fushate të madhe dezinformimi, e cila pretendonte se shërbimet sociale në Suedi “rrëmbejnë fëmijë myslimanë” dhe i vendosin ata në shtëpi të krishtere, duke i nxitur autoritetet të dalin publikisht për t’i mohuar këto akuza.

Gjithashtu lexoni:

Nisi nata e pestë radhazi e sulmeve amerikane ndaj Iranit

Franca miraton ligjin për ndihmën mjekësore në fundin e jetës

Kancelari gjerman Friedrich Merz paralajmëron SHBA-në: Mos ndërhyni në zgjedhjet e Gjermanisë

Qeveria gjermane do të rrisë ndjeshëm taksën mbi duhanin

Trumpi rikthen bllokadën në Hormuz, vendos tarifë prej 20% për mallrat që kalojnë nëpër ngushticë

Kosova News 27/11/2023 27/11/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
scattered clouds
18° _ 18°
89%
1 km/h
Thu
30 °C
Fri
33 °C
Sat
38 °C
Sun
34 °C
Mon
29 °C

Lajmet e Fundit

Nisi nata e pestë radhazi e sulmeve amerikane ndaj Iranit
21:32 -16/07/2026
Nagavci: Ka klane në LDK që bashkëpunojnë me PDK-në, ndërprerja e bisedimeve nuk është lajm i mirë për vendin
21:02 -16/07/2026
Tentuan të shisnin 21 prona me dokumente të falsifikuara, arrestohen tre persona në Mitrovicë
20:57 -16/07/2026
Policia e Kosovës dhe KFOR-i diskutojnë gatishmërinë për sezonin veror
20:08 -16/07/2026
Rama: Kemi reaguar nëpërmjet ministrit të Jashtëm ndaj deklaratave të ministres serbe
18:39 -16/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?