KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Rama: Çështja Kosovë-Serbi duhet të zgjidhet me njohje të plotë
PolitikëRajon

Rama: Çështja Kosovë-Serbi duhet të zgjidhet me njohje të plotë

Kosova News
Kosova News 16:57 -27/11/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka folur sot në Këshillin e Atlantikut mbi sfidat e rajonit dhe perspektivën evropiane të vendit dhe rajonit.

Rama u shpreh se “nesër është përvjetori i 111-të i Pavarësisë sonë dhe besoj që Shqipëria nuk ka qenë kurrë më mirë, por po kështu edhe rajoni nuk ka qenë kurrë më mirë”.

Ai tha se edhe Shqipëria dhe rajoni kanë nevojë shumë më tepër për të ndjerë për të qenë shumë më mirë.

“Kemi sfida që shtrihen përpara nesh dhe jam një person që beson fort te fakti që nuk mund të mendosh të jesh më mirë në këtë rajon, pa menduar të bësh një rajon më të mirë. Në këtë botë që është kaq e ndërlidhur, na duhet të mësojmë dhe të punojmë me bindjen e fortë se ajo çfarë na duhet të bëjmë është si përmirësimi i vendit tonë, rajonit dhe botës. Në të kundër të bësh njërën pa tjetrën nuk funksion”, tha kreu i ekzekutivit në një lidhje direkte nga Vlora.

Rama vuri në dukje se “kemi probleme për të zgjidhur. Kemi ende një elefant të madh në dhomë që ende nuk na jep atë pjesëzën e fundit që është njohja reciproke mes Kosovës dhe Serbisë”.

Ai shtoi se “kjo copëz politike më e vështira deri më sot në rajon, ka treguar se është vërtetë e domosdoshmëri. Në të kundërt kanë ndodhur hapa pas e mangësira, të cilat do të vazhdojnë të ndodhin”.

“Në kontekstin më të gjerë, në kuadër të agresionit rus në Ukrainë, dhe së fundmi në luftën mes Izraelit dhe Hamasit, efektet mund të jenë edhe më negative nëse nuk përqendrohemi dhe punojmë natë e ditë për ta mbajtur konfliktin jashtë kufijve të rajonit tonë”, deklaroi kryeministri Rama.

Më tej, Rama deklaroi se çështja mes Prishtinës dhe Beogradit duhet të zgjidhet përfundimisht me njohjen e plotë të pavarësisë së Kosovës dhe vendosjen e paqes.

“Ne jemi një rajon shumë fetar. Shqipëria është një vend shumë fetar, ku myslimanët e të krishterët jetojnë në harmoni dhe deri më tani ky ka qenë aseti ynë fantastik, si një bazë për një shoqëri tolerante. Ja pse besoj pse lufta midis Izraelit dhe Hamasit është vërtetë e rrezikshme, sepse Hamasi dhe të tjerë që e mbështesin Hamasin janë agjentë të vërtetë kaosi dhe ky kaos që duan ta përhapin kudo jo vetëm në Lindjen e Mesme, mundet të ndikojë edhe rajonin tonë, në qoftë se nuk jemi plotësisht të vetëdijshëm për këtë dhe nëse nuk bëjmë gjërat në mënyrën e duhur për ta mbajtur kaosin jashtë dhe parandaluar që konflikti të na përfshijë të gjithëve”, shtoi ai.

“Kjo situatë që është përmirësuar shumë nëse marrim në konsiderate që deri 10 vjet më parë ne nuk flisnim as me njëri-tjetrin, duhet të trajtojë e të zgjidhë këtë çështje midis Kosovës dhe Serbisë me një njohje të plotë të Kosovës dhe praktikisht me paqen përfundimtare”, nënvizoi Rama.

Kryeministri solli në vëmendje se “ajo çfarë ndodhi në ngjarjen tejet tragjike pak muaj më parë, ishte absolutisht një shenjë shumë e fortë dhe një kambanë e mirëfilltë alarmi e potencialit që ka një çështje e tillë e pazgjidhur për t’u bërë një çështje vendimtare në rrezikimin e paqes dhe bashkëpunimit rajonal. Është shumë e qartë përgjegjësia jo vetëm e personave të përfshirë drejtpërdrejt në veprimet kriminale, por edhe përgjegjësi e Beogradit i cili nuk e dënoi, por në të kundërt shpalli ditë zie kombëtare në nder të këtyre kriminelëve. Megjithatë, edhe një herë, duhet të mos biem pre e konfrontimeve, e përshkallëzimeve, por të trefishojmë përpjekjet për t’u normalizuar dhe të bërë paqe”/atsh

​Kurti tregon sa marrëveshje janë duke u zbatuar mes Kosovës dhe Shqipërisë

Gjithashtu lexoni:

Gërvalla dorëzon kallëzim penal ndaj ministres serbe: Serbia ende nuk ka kërkuar falje për krimet e kryera ndaj popullit tonë

Kurti pret ambasadorin jo-rezident të Irlandës, uron Presidencën e BE-së

Kamberi publikon dokumentin, dorëzohet kërkesa për shkarkimin e ministres Paunoviq

Deklaratat e Paunoviqit kundër Kosovës, Marta Kos: E habitshme që vazhdon të jetë ministre

Ambasada britanike dënon deklaratat e ministres serbe

Kosova News 27/11/2023 27/11/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
scattered clouds
18° _ 18°
89%
1 km/h
Thu
30 °C
Fri
33 °C
Sat
38 °C
Sun
34 °C
Mon
29 °C

Lajmet e Fundit

MBPZhR: Nuk kemi premtuar publikimin e analizave më 13 korrik
16:02 -16/07/2026
Gërvalla dorëzon kallëzim penal ndaj ministres serbe: Serbia ende nuk ka kërkuar falje për krimet e kryera ndaj popullit tonë
15:46 -16/07/2026
Kurti pret ambasadorin jo-rezident të Irlandës, uron Presidencën e BE-së
15:27 -16/07/2026
Policia jep detaje për vdekjen e një gruaje në Podujevë: Po hetohen rrethanat e rastit
15:00 -16/07/2026
Kamberi publikon dokumentin, dorëzohet kërkesa për shkarkimin e ministres Paunoviq
14:52 -16/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?