Bora ka lënë Ukrainën në gjendje kritike për energji elektrike. Ndërkaq, stuhitë e forta kanë goditur gjithashtu Moldavinë, Rusinë, Gjeorgjinë dhe Bullgarinë.
Mbi 2.000 qytete dhe fshatra kanë mbetur pa energji elektrike në 16 rajone të Ukrainës nga stuhitë e forta të erërave dhe borës. Të hënën në mëngjes, shërbimi i emergjencave të njoftuan se 48 persona, duke përfshirë fëmijë, janë evakuuar nga automjetet e bllokuara në rajonin e Odesas.
Aktualisht trafiku është i bllokuar në 14 autostrada.
Stuhia po godet, gjithashtu, Moldavinë, Rusinë, Gjeorgjinë dhe Bullgarinë.
Ekipet e shpëtimit me numër rekord rreth 1.500 shpëtimtarë kanë dalë në të gjithë vendin në një operacion masiv pastrimi. Ata po ndihmohen nga policia, rojet kufitare dhe pjesëtarët e Gardës Kombëtare. Moti ekstrem i ka paraprirë raportimeve tjera se Rusia po përgatit sërish sulme masive me raketa dhe drone në rrjetin elektrik të Ukrainës dhe infrastrukturën tjetër kritike.
Vjeshtën dhe dimrin e kaluar, Moska kreu valë të tilla sulmesh vdekjeprurëse, duke lënë miliona njerëz në të gjithë Ukrainën pa energji elektrike dhe ngrohje.



