Dueli mes Prishtinës dhe Dritës, është shtyrë për shkak të borës që ka mbuluar stadiumin Nacional në Hajvali.
Klubi prishtinas përmes një njoftimi, ka konfirmuar shtyrjen e ndeshjes.
“Komisioni i mbikëqyrjes së fushave kanë konstatuar që fusha e stadiumit të Kompleksit Kombëtar në Hajvali është e mbuluar me trashësi të theksuar të borës dhe akullit, andaj Komisioni i garave ka vendosur që përballja të shtyhet për ditët në vijim”, thuhet në njoftimin e kryeqytetasve.
Ndërkohë, sot pasdite do të luhet përballja mes Gjilanit dhe Llapit, një sfidë tejet e rëndësishme për të dy skuadrat.