KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Ministrja Gërvalla sqaron se Jakupi nuk është këshilltar i saj dhe pagesa 7500 euro nuk është pagë, por projekt lobimi për Kosovën
Politikë

Ministrja Gërvalla sqaron se Jakupi nuk është këshilltar i saj dhe pagesa 7500 euro nuk është pagë, por projekt lobimi për Kosovën

Kosova News
Kosova News 10:18 -24/11/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Ditë më parë është raportuar se jo më pak se 7 mijë e 500 euro është paga e një personi me emrin, Gani Jakupi, i cili paguhet nga Qeveria e Kosovës për pozitën këshilltar në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, dikaster ky i cili udhëhiqet nga ministrja Donika Gërvalla.

Këtë çështje e ngriti sot në komision edhe deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, e cila bëri kritika të shumta duke përdorë këtë rast.

“Kemi kërcënime të vazhdueshme nga Serbia. Ju si ministre nuk vini në Komision që të na tregon se çka janë duke bërë misionet tona. Jeni një ministre që jeni nën masa të BE-së. Keni paguar këshilltar të jashtëm 7 500 euro, pagë më e madhe se sa rrogat e Policisë së Kosovës. Na tregon se çka jeni duke bërë me këtë buxhet. Të lutem përgjigju në një pyetej konkrete a paguhet Gani Jakupi 7 500 euro në muaj”, tha mes tjerash në kritikat e aj Musliu-Shoshi.

Mirëpo vetë ministrja Gërvalla e ftuar sot për të raportuar në mbledhjen e Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë ka demantuar deputetët e opozitës dhe disa media, duke sqaruar se Jakupi nuk është këshilltar i saj.

Ajo ka thënë se edhe shuma prej 7500 euro për Gani Jakupi nuk është pagë mujore, por një projekt 1 vjeçar për angazhim të tij në vendet jo njohëse të Kosovës.

Në këtë rast, ministrja Gërvalla ia kujtoi deputetes Musliu-Shoshi se partia e saj, PDK-ja, ka bërë kontrata e pagesa edhe 50 fish më shtrenjtë për shërbime të njëjta.

Gërvalla, gjatë raportimit në Kuvend për ndarjet buxhetore të dikasterit të saj tha se shumica e mjeteve do të orientohet në lobim për njohje të reja, blerje të objekteve të ambasadave në disa vende si dhe hapje të misioneve të reja diplomatike.

“Jam shumë krenare që në këtë shumë modeste e cila nuk është pagë mujore, por që i përfshin shpenzimet e projektit njëvjeçar, në Afrikë e në shtete tjera…me shumë kënaqësi vij e ju tregoj këtu për këto kontrata. Në vend që të hidhet baltë në imazhin e personaliteteve të rëndësishme, ky vend do të duhej t’i falënderonte ata për përkushtimin. Nuk ka asnjë dilemë dhe asnjë mister rreth kontratës që është lidhur në misionin tonë.

Ai nuk është këshilltar i imi, por pjesë e projektit. Për të më sulmuar mua, po përdorni emrat e personaliteteve…nevojitet një përkushtim si opozitë, jo për të hedhur baltë, por për tu marr me tema serioze. Ju lus për më shumë dinjitet dhe kujdes kur flisni për personalitete të shquara të kulturës, përmes mediave familjare dhe personale”, tha Gërvalla.

Ajo ka shtuar se për këto kontrata milionëshe nga qeverisjet e kaluara nuk mund të flas tani sepse atë kohë të qeverisjes së PDK-së ishin bërë dokumente konfidenciale, porse posa të deklasifikohen do të dalin të gjitha sheshit dhe do të kuptohen keqpërdorimet e shumta që janë bërë.

Ministrja Gërvalla: Qiratë e larta, me blerjen e objekteve për ambasada do të kursejmë buxhetin

Gjithashtu lexoni:

Qëndrim Kryeziu paralajmëron ankesë në Supreme për rinumërimin e votave të kandidatëve të PDK-së

Zgjedhen dy anëtarët e KGJK-së, nga radhët e gjykatave të shkallës së parë

Kurti mori pjesë në shënimin e 40-vjetorit të botimit të revistës “Dituria Islame”

KQZ: Rezultatet përfundimtare shpallën pasi të shqyrtohen të gjitha ankesat

Bekim Haxhiu do t’i drejtohet Supremes: Ka bazë për rinumërimin e votave të kandidatëve të PDK-së

Kosova News 24/11/2023 24/11/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
28°C
Pristina
scattered clouds
28° _ 26°
54%
4 km/h
Tue
26 °C
Wed
30 °C
Thu
31 °C
Fri
31 °C
Sat
32 °C

Lajmet e Fundit

Hapet konkurs për 39 inspektorë, Inspektorati Qendror i Punës jep detaje
17:03 -23/06/2026
Qëndrim Kryeziu paralajmëron ankesë në Supreme për rinumërimin e votave të kandidatëve të PDK-së
17:01 -23/06/2026
Më 30 qershor mbahet ankandi i katërt i letrave me vlerë
16:58 -23/06/2026
Zgjedhen dy anëtarët e KGJK-së, nga radhët e gjykatave të shkallës së parë
16:55 -23/06/2026
Vdes një person në një aksident trafiku afër Prishtinës
16:07 -23/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?