KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Deputeti i Vetëvendosjes për këshilltarin në MPJD: Është rrenë, nuk e ka pagën 7 mijë e 500 euro
Politikë

Deputeti i Vetëvendosjes për këshilltarin në MPJD: Është rrenë, nuk e ka pagën 7 mijë e 500 euro

Kosova News
Kosova News 08:42 -24/11/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Dugolli ka komentuar raportimet e fundit në media rreth pagës që merr këshilltari i angazhuar në Ministrinë e Punëve të Jashtme, Gani Jakupi.

Siç kanë raportuar mediat, Jakupi paguhet 90 mijë euro në vit nga taksapaguesit e Kosovës. E për këtë, Dugolli thotë se bëhet fjalë për një projekt të MPJD-së, e që shuma e të njëjtit është 90 mijë euro.

Teksa theksoi se Jakupin “nuk e njeh as kush është”.

“Bëhet fjalë për një projekt të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, e që është rreth 90 mijë euro, por projekti është 90 mijë euro. E për cilin projekt më pastaj, janë qiraja, meditjet, është paga, janë shërbimet…për të qenë real unë nuk e njoh as kush është, së pari herë po ja ni zanin. Por e vërteta është që është projekt, është një projekt për të cilin na lidh një kontratë”, deklaroi ai në “Këndi i Debatit” në Tëvë 1.

Deputeti Dugolli u shpreh se “është rrenë” që Jakupi e ka pagën 7 mijë e 500 euro, teksa potencoi se MPJD-ja do të dalë shumë shpejt me një sqarim.

Sipas raportimeve, 7 mijë e 500 euro është paga me të cilën Gani Jakupi paguhet nga Qeveria e Kosovës për pozitën këshilltar në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, dikaster ky i cili udhëhiqet nga Donika Gërvalla.

Në media u raportua se Jakupi jeton në Spanjë, por është angazhuar nga ambasadori i Kosovës në Bruksel, Agron Bajrami, si këshilltar i jashtëm për çështje kulturore dhe mediatike.

Një informacion i tillë ka ngjallur reagime të shumta në rrjetet sociale nga liderë politikë, opozitarë dhe nga pjesëtarë të shoqërisë civile.

Gjithashtu lexoni:

Kurti: Synimi ynë është ta transformojmë ekonominë e Kosovës dhe ta forcojmë prodhimin vendor

Haxhiu shpreh keqardhje që PDK dhe AAK refuzuan takimin konsultativ

Dehari u bën thirrje partive: Konstituimi i Kuvendit pa marrëveshje për Presidentin nënkupton zgjedhje

PDK-ja e refuzon takimin me Haxhiun

Sorensen flet për koordinim të ngushtë BE-SHBA për normalizimin e raporteve Kosovë -Serbi

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?