Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi ka publikuar sot një video ku paraqiten disa shifra, e ku citohet Komisioni Evropian statistikat që ka publikuar në raportin për Kosovën sa i përket varfërisë dhe skamjes në vendin tonë gjatë vitit të fundit.
Sipas Krasniqit shifrat tregojnë se rreth 18% e popullsisë së Kosovës jeton nën pragun e varfërisë me 45 euro në muaj.
Nëpërmjet një videoje ilustruese, kreu i PDK-së e ka cilësuar këtë statistikë si alarmuese ndërsa qeverisjen aktuale si përgjegjëse për këtë gjendje e ka cilësuar si regres.

