KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Profesori britanik: Vuçiqi po e përdor Kosovën për zgjedhjet e brendshme
Politikë

Profesori britanik: Vuçiqi po e përdor Kosovën për zgjedhjet e brendshme

Kosova News
Kosova News 21:13 -22/11/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Pavarësisht insistimit të vazhdueshëm nga komuniteti ndërkombëtar që Kosova dhe Serbia t’i zbusin tensionet, kjo e fundit nuk e ka zbutur retorikën luftënxitëse.

Vetëm një ditë më parë, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, polemizuan për ushtrinë.

Shefi i NATO-s kërkoi që mos ketë grumbullim të forcave ushtarake serbe pranë kufirit Kosovën, por i ky i fundit tha se kjo çështje i takon vetëm Serbisë se ku e pozicionojnë ushtrinë.

E profesori britanik, Aidan Hehir, ka treguar arsyet se pse Vuçiq po vepron në këtë mënyrë.

“Zgjedhjet po afrohen ne Serbi dhe Vuçiq tani dëshiron të tregoj se sa i fortë është ai para serbëve. Vuçiq, gjithashtu e përdor Kosovën për ta larguar vëmendjen nga problemet e brendshme që ka Serbia. Por në të vërtetë ai nuk është edhe aq i fuqishëm sa e paraqet veten sepse kur NATO i ka bërë presion që t’i largojë trupa nga kufiri, ai është tërhequr. Megjithatë konsideroj se duhet pasur kujdes sepse e pamë çfarë ndodhi në Banjska. Kësaj radhe Serbia nuk do të duhej të shpëtonte pa u ndëshkuar për sulmin në Banjska sepse gjëra të tilla mund të ndodhin sërish në të ardhmen nëse nuk ka ndëshkim. Imagjinoni tani se çfarë reagimi do të kishte nëse shqiptarët do të përfshiheshin në ndonjë sulm të tillë ndaj serbëve, Kosova do të ndëshkohej direkt”, ka thënë Hehir për Tëvë 1

Ndërsa politikani serb Nenad Çanak, thotë se Vuçiq i dërgoi një mesazh të keq Perëndimit dhe se situata e sigurisë vazhdon të jetë e brishtë.

“Moska mund të destabilizojë relativisht lehtë rajonin në dy pika nevralgjike: në kufirin Serbi-Kosovë dhe në vijën e entitetit midis Bosnje Hercegovinës dhe Republikës Serbe. Mjafton të dërgohen nja dy duzina mercenarë për të provokuar një incident në njërën nga këto dy pika dhe për të vënë në pikëpyetje gjithë paqen në Ballkan dhe për të larguar edhe më shumë vëmendjen nga agresioni rus në Ukrainë. Në rrethana të tilla, akumulimi i trupave të ushtrisë serbe pranë kufirit me Kosovën është një mesazh i keq për Perëndimin i dërguar nga Beogradi, por ai i siguron Vuçiqit një marrëdhënie relativisht të mirë me Putinin, gjë që i është shumë e nevojshme në fushatën zgjedhore. duke pasur parasysh popullaritetin e madh të Putinit në Serbi”, thotë Çanak.

Për shkak të situatës se ndjeshme të sigurisë në rajonin e Ballkanit Perëndimor, shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg, deklaroi se aleanca është duke kryer një shqyrtim të pranisë ushtarake të përhershme që përfshin Bosnje e Hercegovinën dhe  Kosovën.

Gjithashtu lexoni:

Kurti: Synimi ynë është ta transformojmë ekonominë e Kosovës dhe ta forcojmë prodhimin vendor

Haxhiu shpreh keqardhje që PDK dhe AAK refuzuan takimin konsultativ

Dehari u bën thirrje partive: Konstituimi i Kuvendit pa marrëveshje për Presidentin nënkupton zgjedhje

PDK-ja e refuzon takimin me Haxhiun

Sorensen flet për koordinim të ngushtë BE-SHBA për normalizimin e raporteve Kosovë -Serbi

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?