KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Deputetja britanike, Kearns: Perëndimi po gabon me Serbinë, siç bëri me Rusinë
Politikë

Deputetja britanike, Kearns: Perëndimi po gabon me Serbinë, siç bëri me Rusinë

Kosova News
Kosova News 09:45 -22/11/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Përplasja shqetësuese midis Kosovës dhe Serbisë i detyrohet pjesërisht Perëndimit që ka pasur fokusin në moslejimin e acarimit të Beogradit në vazhdën e pushtimit rus në Ukrainë, ka thënë deputetja britanike, Alicia Kearns. Sipas saj, gabimin që Perëndimi e bëri me Rusinë, po e përsërit edhe me Serbinë.

Kryetarja e Komisionit parlamentar për punë të jashtme e Britanisë së Madhe ka thënë se Mbretëria e Bashkuar, Gjermania, Franca dhe Italia duhet t’i heqin masat ndaj Kosovës dhe të largohen nga qasja që Beogradi të jetë në qendër.

“Perëndimi po tregon në Ballkan dështimin e të pasurit një shtyllë, dhe ne po tregojmë po ashtu që nuk kemi marrë mësimet nga përpjekjet për frenimin e Rusisë. Kemi pasur prioritetin e plotë se si të mos e shqetësonim apo acaronim Rusinë, në dëm të atyre që e rrethojnë. Pikërisht e njëjta gjë po ndodh këtu”, ka thënë ajo në një intervistë për “Financial Times” të mërkurën.

Kearns ishte zëri i parë ndërkombëtar që alarmoi për armatimin serb që po hynte në Kosovë. Më herët gjatë vitit ajo deklaroi publikisht se militantë serbë po fusin armë nëpër kishat ortodokse serbe. Pikërisht në zonën e Manastirit të Banjskës në Zveçan, u strehuan paramilitarë serbë që sulmuan Policinë e Kosovës në shtator. Pasi vranë policin Afrim Bunjaku, në aksionin pasues të Policisë u vranë tre sulmues nga grupi që organizoi sulmin terrorist. Policia e Kosovës kapi armatim të rëndë në vlera milionëshe. Përgjegjësinë e sulmit e ka marrë Milan Radojçiq, ish-nënkryetar i Listës Serbe. Ai u arrestua nga Serbia, por më pas u la i lirë nën kushtin që s’i lejohet largimi prej Serbisë.

“Armët po hynin nga Serbia nëpërmjet autoambulancave, në Kosovë dhe po mbaheshin nëpër kisha. Dhe çka kemi parë? Armatim që qartë vinte nga Serbia… Dy nga terroristët e vrarë në ditën e sulmit ishin shoferë ambulance. Dhe ku u fshehën? Në një manastir”, ka thënë ajo.

Kearns ka folur edhe për armatimin që ka parë në Kosovë. Ka thënë se ato që ka parë kanë dëshmuar se s’bëhet fjalë për grupim rastësor. Për akuzat e saj, Vuçiqi ka kërkuar të nisen hetime ndaj Kearnsit. Ajo ka thënë se veprimi i Vuçiqit reflekton pasigurinë e tij për deklaratat e saj.

Kearns ka alarmuar se situata mbetet e tensionuar.

“Nuk ka shenja që grupet e organizuara kriminale në Kosovë janë ndalur. Nuk ka shenjë nga ana e Serbisë… se ka reduktuar ëndrrat e saj në Kosovë. Sistemi ndërkombëtar ishte bashkëfajtor në pretendimin se s’ka grupe të organizuara kriminale përreth Kosovës”, ka thënë ajo.

Kearns ka alarmuar se Perëndimi duhet t’i përdorë më shumë provat që i ka dhe të veprojë kundër rrjetit të kontrabandës së armëve.

“Komuniteti ndërkombëtar ka pasur dëshmi – dhe ka mundësi që t’i lëshojë disa”, ka thënë tutje ajo. “Problemi është qetësimi i Beogradit”.

Kearns ka kërkuar që Perëndimi të bëjë presion mbi Beogradin.

“S’mund ta pranojmë premisën që Serbia s’do ta njohë kurrë Kosovën. Kosova nuk mund t’i braktisë aspiratat për integrim të plotë perëndimor”, ka përfunduar Kearns.

Gjithashtu lexoni:

KQZ deklarohet pas vendimeve të PZAP-it, Elezi: Po presim që vendimet të marrin formën e prerë

Specialja i vazhdon ‘reflektimet’: Kemi lejuar vizita të të paraburgosurve në Kosovë për arsye humanitare, Thaçi ishte 4 herë

PZAP refuzon ankesat e Haxhiut dhe Kryeziut për rinumërim të plotë të votave të PDK-së

“Mëngjes i trishtë për Kamenicën”, Rahimaj reagon pas vdekjes së dy motrave në Gjermani

Dorëhiqet kryeministri britanik

Kosova News 22/11/2023 22/11/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
28°C
Pristina
scattered clouds
28° _ 27°
57%
3 km/h
Mon
30 °C
Tue
29 °C
Wed
30 °C
Thu
30 °C
Fri
31 °C

Lajmet e Fundit

KQZ deklarohet pas vendimeve të PZAP-it, Elezi: Po presim që vendimet të marrin formën e prerë
14:02 -22/06/2026
Muja prezanton mbështetjen e re për fermerët
13:33 -22/06/2026
Specialja i vazhdon ‘reflektimet’: Kemi lejuar vizita të të paraburgosurve në Kosovë për arsye humanitare, Thaçi ishte 4 herë
13:14 -22/06/2026
PZAP refuzon ankesat e Haxhiut dhe Kryeziut për rinumërim të plotë të votave të PDK-së
13:09 -22/06/2026
“S’ishte i regjistruar si hotel”, avokati i Nikës akuzon pronarin e objektit ku ndodhi vdekja tragjike
12:52 -22/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?