Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur në konferencën ‘KosovaPar2023’, ku bëhet fjalë për të ardhmen e Administratës Publike, për fleksibilitetin, stabilitetin dhe digjitalizimin e saj.
Në këtë rast, Kurti vuri në pah se konferenca ‘Kosovapar2023’ nga ky vit do të shndërrohet në një ngjarje vjetore.
Ai foli për rëndësinë e kësaj konference, sepse, sikundër tha ai, bëjnë bashkë akademikë, zyrtarë publikë nga vendi e bota, për të debatuar, për të shkëmbyer si ide, ashtu edhe përvoja rreth praktikave më të mira të reformimit të administratës publike
Kryeministri Kurti theksoi se reforma për administratën publike është prioritet i qeverisjes së tij
“Praktika e shteteve tjera në Evropë ka dëshmuar se një administratë publike efikase, moderne e transparente dhe llogaridhënëse është çelësi i të gjitha reformave tjera”, deklaroi Kurti
Ai më tej shtoi se një reformë ë tillë sjell përmirësimin e jetës së qytetarëve tanë, rritjen ekonomike, drejtësinë dhe punësimin e rrjedhimisht edhe integrimin evropian e euroatlantik, derisa theksoi se këto reforma t’i bëjë realitet.
“Cilësia e administratës publike është edhe më e rëndësishme sesa profile të tjera sa i përket shpejtësisë së anëtarësimit të një vendi në BE”.


