Presidenti amerikan Joe Biden tha se beson se është afër një marrëveshje për lirimin e pengjeve që po mbahen nga Hamasi.I pyetur në një ngjarje në Shtëpinë e Bardhë nëse ai beson se një “marrëveshje pengjesh” është afër, presidenti i ShBA-së tha, “Unë besoj se po … po”, dhe kryqëzonte gishtat.Ka pasur një numër në rritje të raporteve të mediave, për një shkëmbim të mundshëm të të burgosurve të ndërmjetësuar nga Katari që do të çonte në lirimin e pengjeve, raporton Al Jazeera, transmeton Klankosova.tv.Marrëveshja do të përfshijë gjithashtu një pauzë disaditore në luftime, kanë thënë raportet, por se sa kohë do të jetë pauza mbetet e paqartë.Administrata Biden thotë se një nga prioritetet e saj kryesore është sigurimi i lirimit të robërve të mbajtur në Gaza, ku aty përfshihen disa shtetas amerikanë.
Gjithashtu lexoni:
Kosova News


