KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Situata në veri, Gashi i LDK-së i thotë se kryeministri Kurti nuk duhet të krijojë panik pa nevojë
Politikë

Situata në veri, Gashi i LDK-së i thotë se kryeministri Kurti nuk duhet të krijojë panik pa nevojë

Kosova News
Kosova News 14:27 -20/11/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, ka kërkuar nga kryeministri Albin Kurti të mos krijojë panik pa nevojë për situatën në veri.

Një ditë pas paralajmërimeve të Kurtit se në Rashkë të Serbisë po riorganizohet grupi paramilitar e terrorist i Milan Radoiçiqit, me instruksione dhe mbështetje të shtetit të Serbisë, Gashi tha se Kurti në vazhdimësi po tenton të krijojë kriza në veri, në mënyrë siç thotë ai, të ketë për çka të mburret.

Pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, Gashi para gazetarëve përmendi edhe vizitën e sotme të sekretarit të NATO-s, Jens Stoltenberg, ku nënvizoi se është një mesazh që dërgohet se NATO është e pranishme në rajon dhe garanton siguri.

“Sa i përket deklaratave të kryeministrit Kurti për sigurinë, duhet të jemi të kujdesshëm në mënyrën si deklarohem dhe mos të krijojmë panik pa nevojë. Uroj të mos jetë një deklaratë e tentimit populisit të frikësimit të qytetarëve në mënyrë që të mbajë të mobilizuar për interesa partiake dhe politike. Nëse do të kishte një situatë të tillë do të ishte fatkeqësi për Kosovën. Në vazhdimësi Kurti ka tentuar të krijojë kriza në veri në mënyrë që të ketë për çka të mburret pasi asgjë në këtë qeverisjen e tij tre vjeçare nuk mund të konsiderohet si sukses të tij”, tha ai.

I pyetur për mosdhënien e nënshkrimeve për dërgimin e presidentes Vjosa Osmani në Gjykatën Kushtetuese, lidhur me vendimin e saj për të mosdekretuar Blerim Isufajn për kryeprokuror, ai tha se çështja është ende në proces dhe do të shohin për të gjitha mundësitë porsa të përfundojë i njëjti.

“Procesi është në zhvillim e sipër, me sa di Këshilli Prokurorial e ka ridërguar emrin e kandidatit për kryeprokrur të shtetit. Çështja është ende në proces, do të shohim kur të përfundojë procesi në tërësi”, shtoi Gashi.

Ai ripërsëriti sërish se LDK-ja i voton marrëveshjet ndërkombëtare në Kuvend.

Gjithashtu lexoni:

Haxhiu shpreh keqardhje që PDK dhe AAK refuzuan takimin konsultativ

Dehari u bën thirrje partive: Konstituimi i Kuvendit pa marrëveshje për Presidentin nënkupton zgjedhje

PDK-ja e refuzon takimin me Haxhiun

Sorensen flet për koordinim të ngushtë BE-SHBA për normalizimin e raporteve Kosovë -Serbi

Gjini refuzon takimin me Haxhiun

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?