KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kërçeli i VV-së: Çka është duke ndodhë me suficitin rekord në Komunën e Prishtinës?
Politikë

Kërçeli i VV-së: Çka është duke ndodhë me suficitin rekord në Komunën e Prishtinës?

Kosova News
Kosova News 12:44 -19/11/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Ilir Kërçeli, shefi i kabinetit të kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka reaguar për financat e Komunës së Prishtinës.

Kërçeli që është edhe asamblist i Prishtinës, ka thënë se pretendimi i komunës se po i bllokohen investimet është totalisht joserioz, kur, sipas tij, komunës së Prishtinës çdo vit i teprojnë paratë e buxhetuara për investime kapitale.

Reagimi i Kërçelit ka ardhur pasi ka kohë që Komuna e Prishtinës po e akuzon Qeverinë që nuk po jep mbështetje financiare për projektet e mëdha.

Postimi i plotë:

Çka është duke ndodhë me suficitin rekord në Komunën e Prishtinës?!

Nëse shohim raportet financiare, del se nga viti 2021 Komunës së Prishtinës i patën tepruar 38 milionë euro suficit buxhetor, të cilat i kishin bartur në vitin 2022, me arsyetimin se ishte pandemia dhe nuk ishte arritur të shpenzohej ky buxhet. Kurse në vitin 2022 kur erdhi qeverisja e re, suficiti buxhetor lëre që nuk ishte ulur, por kishte thyer rekord me 49 milionë euro të cilat poashtu u bartën në vitin 2023 me arsyetimin se qeverisja e kaluar kishte planifikuar keq.

Arsyetimin e kishin të gatshëm menjëherë. Ja një deklaratë e nënkryetarit të Prishtinës në dhjetor të vitit të kaluar “Projekti nuk është emër dhe numër, projekti lypë përgatitje e këto përgatitje i kemi gjetë keq”.

Mirëpo dita-ditës po dëshmohet se këta lëre që nuk dijnë të menaxhojnë me planifikimet e kaluara, por edhe me ato që i planifikojnë vet do thyejnë rekord suficiti me mbi 49 milion euro.

E tash për të mbuluar marren, kanë filluar të japin subvencione për shokë e familjarë, si në aksham-pazar, me shpresën se do ta ulin pakëz suficitin rekord që do ta kenë edhe sivjet.

Prandaj edhe pretendimi se Komunës po i bllokohen investimet është totalisht joserioz, kur kihet parasysh që Komunës së Prishtinës çdo vit i teprojnë paratë e buxhetuara për investime kapitale.

Gjithashtu lexoni:

Aktgjykimi: Ish-ministri Shala ka qenë në dijeni kur e favorizoi biznesin e baxhanakut

Haxhiu shpreh keqardhje që PDK dhe AAK refuzuan takimin konsultativ

Dehari u bën thirrje partive: Konstituimi i Kuvendit pa marrëveshje për Presidentin nënkupton zgjedhje

PDK-ja e refuzon takimin me Haxhiun

Sorensen flet për koordinim të ngushtë BE-SHBA për normalizimin e raporteve Kosovë -Serbi

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?