KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Koha kur ministrja Gërvalla paralajmëroi fundosjen e LDK-së: Qeverisja me PDK-në vetëvrasje kolektive për LDK-në
Politikë

Koha kur ministrja Gërvalla paralajmëroi fundosjen e LDK-së: Qeverisja me PDK-në vetëvrasje kolektive për LDK-në

Kosova News
Kosova News 21:38 -18/11/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Pas zgjedhjeve qershorit të vitit 2014 ku fituese doli Partia Demokratike e Kosovës me 30 % të votave, partitë opozitare në atë kohë formuan të ashtuquajturin blloku VLAN që i printe Lidhja Demokratike e Kosovës e cila doli e dyta me 25% të votave pjesë e këtij blloku opozitar ishte edhe Lëvizja Vetëvendosje, AAK dhe Nisma.
Ky bllok opozitar ishte kategorik kundër formimit të koalicionit me PDK-në pasiqë krekrët e opozites: Isa Mustafa, Albin Kurti, Ramush Haradinaj dhe Fatmir Limaj konsideronin se PDK ishte përgjegjëse për keqeverisjen e vendit prandaj nuk donin që t’i jepej edhe një mandat qeverisës ish-kryeministrit Hashim Thaçi.
Por pas disa muaj bllokadë bllokun VLAN e theu pikërisht lideri i LDK-së Isa Mustafa duke i tradhëtuar tinëzisht liderët opozitar duke ju bashkuar Hashim Thaçit.
Por Mustafa jo vetëm që tradhëtoj liderët e opozitës por mbi të gjitha ai tradhëtoj elektoratin e LDK-së i cili historikisht ishte kategorik kundër çfardo lloj bashkëpunimi me PDK-në.
Ishtë data 18 nëntor në vitin 2014 pikërisht 9 vite më parë kur aktivistja dhe veprimtarja e shquar e LDK-së znj. Donka Gërvalla kishte paralamëruar një “vetëvrasje kolektive” për LDK-në . Gërvalla e kishte nuhatur se lideri i LDK-së në atë kohë Isa Mustafa ishte duke bërë negociata të fshehta me liderin e PDK-së Hashim Thaçin për tu futur në bashkëqeverisje me të. Pikërisht të nesërmen e asaj kohe pra me datë 19 nëntor presidentja e Kosovës Atfete Jahjaga kishte njoftuar se dy liderët pra Hashim Thaçi dhe Isa Mustafa kishin rënë dakord për të qeverisur së bashku.

Nëpërmjet një statusi në facebook më 18 Nëntor 2014 znj. Gërvalla kishte reaguar ashpër duke kritikuar Isa Mustafën për koalicion me PDK-në e Hashim Thaçit.
“Bashkëpunimi me PDK-në, e cila krimin dhe korrupsionin i ka shndërruar në mjete të preferuara të qeverisjes dhe politikës, paraqet për LDK-në as më shumë e as më pak sesa një vetëvrasje kolektive. Isa Mustafa i ka shkaktuar LDK-së humbje të njëpasnjëshme. Tani duket sikur është nisur, me apo pa qëllim, t’i japë goditjen përfundimtare. Lidhja Demokratike e Kosovës vendos nesër për fatin e saj dhe për fatin e Kosovës. Këtë duhet ta ketë të qartë secili nga anëtarët e Këshillit të Përgjithshëm, pavarësisht se a i pëlqen apo jo. Ai që hesht bëhet bashkëfajtor” kishte thënë Gërvalla
Pas atij koalicioni të përçudnuar dhe aspak parimor, LDK që nga ajo kohë pësoi një rënie të lirë në grafikonin e zgjedhjeve të mëpastajme duke përfunduar në 12% në zgjedhjet e vitit 2021 gjë të cilën e kishte parashikuar me saktësi znj. Donika Gërvalla e cila sot është Ministre e Jashtme dhe zv.kryeministre e Republikës së Kosovës në qeverinë e Kryeministrit Albin Kurti.
Më poshtë mund të lexoni statusin e plotë të znj.Gërvalla:

Gjithashtu lexoni:

​Nga pezullimi te kthimi, ja çfarë kërkon ShBA nga Kosova për dialogun strategjik

Presidenca del me sqarim për shpenzimet zyrtare për periudhën prill–qershor 2026

Qorrolli i LVV-së: Duam marrëveshje me LDK-në, përfshirë edhe presidentin

Nagavci: Nuk ka unitet për Vjosa Osmanin si kandidate konsensuale

Një i vdekur e tre të lënduar në aksidentin e rëndë në Komoran

TAGGED: Donika gervalla, Hashim Thaçi, isa mustafa, Ldk
Kosova News 18/11/2023 18/11/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
few clouds
15° _ 15°
90%
Tue
35 °C
Wed
24 °C
Thu
28 °C
Fri
17 °C
Sat
23 °C

Lajmet e Fundit

Lirohet për qarkullim rruga te Ura e Dollcit
16:02 -21/07/2026
Prokuroria Themelore në Prishtinë ndalon një person për veprat penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” dhe “Falsifikimi i dokumentit zyrtar”
15:54 -21/07/2026
Paralajmërimi për stuhi, Inspektorati porosit punëdhënësit: Siguroni pajisjet, sidomos kranët në vendpunishte
15:15 -21/07/2026
​Nga pezullimi te kthimi, ja çfarë kërkon ShBA nga Kosova për dialogun strategjik
15:12 -21/07/2026
Presidenca del me sqarim për shpenzimet zyrtare për periudhën prill–qershor 2026
14:40 -21/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?