KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Paralajmërimi i Zelenskyt për destabilizim, Haradinaj: Zgjidhja për Kosovën, anëtarësimi në NATO
Politikë

Paralajmërimi i Zelenskyt për destabilizim, Haradinaj: Zgjidhja për Kosovën, anëtarësimi në NATO

Kosova News
Kosova News 18:22 -18/11/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, duke folur për situatën e sigurisë në vend, ka thënë  se anëtarësimi në NATO është zgjidhja.

Ish-kryeministri kosovar ka deklaruar se misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë, KFOR, duhet ta angazhojë Forcën e Sigurisë së Kosovës në patrullime të përbashkëta dhe të bashkëpunojë me Policinë e Kosovës dhe EULEX-in.

Sipas tij, të gjitha institucionet e sigurisë duhet të bashkohen për të mos lejuar që situata të dalë jashtë kontrolli.

“Ftesa për Kosovën në NATO, anëtarësimi i menjëhershëm dhe i plotë është zgjidhja. KFOR ta angazhojë FSK-në në patrullime të përbashkëta dhe të bashkëpunojnë ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Eulex-in. Të gjitha institucionet e sigurisë të bashkohen për të mos lejuar që situata të dalë jashtë kontrolli, si në aspektin politik, të sigurisë dhe në ekonomi”.

“Kosova në NATO, është zgjidhja tani! Agresioni rus ndaj Ukrainës e konfirmon këtë”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Çështja e sigurisë në Kosovë u ngrit sërish para dy ditësh kur presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, alarmoi duke thënë se ka informata që Rusia po synon të nisë luftë të re në Ballkan për ta larguar vëmendjen nga pushtimi i Ukrainës.

“Sot të gjithë po diskutojnë për krizën në Lindjen e Mesme. Por siç kam thënë, nuk është problem i djeshëm, por as nga pardje. Të gjithë e dinë këtë konflikt të vazhdueshëm, por askush nuk dëshiron t’i japë fund. Konflikti në Lindjen e Mesme, prapa saj qëndron Rusia, jemi të sigurt se këtë po e bën me aleatin e saj – Iranin”, tha Zelensky para gazetarëve afrikanë

Gjithashtu lexoni:

Haxhiu shpreh keqardhje që PDK dhe AAK refuzuan takimin konsultativ

Dehari u bën thirrje partive: Konstituimi i Kuvendit pa marrëveshje për Presidentin nënkupton zgjedhje

PDK-ja e refuzon takimin me Haxhiun

Sorensen flet për koordinim të ngushtë BE-SHBA për normalizimin e raporteve Kosovë -Serbi

Gjini refuzon takimin me Haxhiun

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?