KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Osmani: Anëtarësimi në BE është e vetmja mënyrë që t’i mbajmë njerëzit brenda vendit
Politikë

Osmani: Anëtarësimi në BE është e vetmja mënyrë që t’i mbajmë njerëzit brenda vendit

Kosova News
Kosova News 11:09 -17/11/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka thënë se e vetmja mënyrë për të ndaluar emigrimin, është anëtarësimi në Bashkimin Evropian.

Osmani ka theksuar se duhet gjetur mënyra të tjera që çojnë drejt integrimit evropian, meqë arritja në BE nuk duket e shpejtë.

“Si t’i mbajmë njerëzit këtu, si t’i tërheqim njerëzit tanë. Si ta transformojmë këtë ikjen e trurit… në 30 vitet e fundit kemi provuar çdo gjë. E vetmja mënyrë që t’i mbajmë njerëzit është që t’i bashkangjitemi BE-së. Shtetet kandidate siç është Maqedonia e Veriut i pranojnë 160 euro fonde për kokë banori ndërsa Bullgaria i merr 4700 euro për kokë banori. Pasi BE-ja nuk do të ndodhë aq shpejtë, e kemi promovuar këtë idenë e integrimit para anëtarësimit. Mësimet e nxëna prej mandatit tim, së pari na nevojitet korniza ligjore për diasporën. E dyta, për momentin jemi anëtar i NATO-s që po negociojmë me BE dhe diaspora është e gjashta ose e shtata në agjendën time, kjo nuk është e mirë”, ka deklaruar ai.

Ministria e Punëve të Jashtme dhe e Diasporës e Kosovës ka organizuar Forumin Ndërkombëtar “Ulpiana” të premten.

Ministrja Donika Gërvalla, ka folur për rolin e diasporës në Kosovë, duke thënë se vendi ka nevojë për të por përtej financave.

Ajo ka treguar edhe për përvojën e saj gjatë jetës në Perëndim. Rikthimin në Kosovë për të vazhduar karrierën politike ajo nuk e ka parë të vështirë, pasi ka shtuar se “për ne që jetojmë në diasporë, të jemi këtu nuk është aq e vështirë se në të vërtetë kurrë nuk jemi larguar nga këtu”. “Për mbi 30 vite kam punuar në Gjermani për Kosovën, pjesa politike nuk ka qenë aq e vështirë e pjesa personale jo edhe aq e lehtë”.

“Përveç parave që diaspora sjellë ne kemi nevojë për përvojën e tyre nga diplomacitë e zhvilluara dhe vullnetin e tyre për të parë Kosovën të arrijë në nivel te shteteve që ata jetojnë. Na nevojitet edhe angazhimi politik i diasporës dhe mu për këtë është këshilluar mirë që t’i hapë diasporës të drejtën e votës sepse kjo e bënë skenën politike në Kosovë më demokratike, më evropiane”, ka thënë ajo.

Artemis Malo, zëvendësministre për Evropë dhe Punë të Jashtme e Shqipërisë, ka thënë se për vitin e ardhshëm ka projekte të reja sa i përket diasporës.

“Një gjë me rëndësi është një grup ndërministror i brendshëm ka filluar me një iniciativë që do të ftoj dhe motivojë profesionistë nga e gjithë bota nga diaspora shqiptare dhe tani kemi një zyrtar për diasporë në konsullatat tona. Njerëzit që janë në ambasada dhe konsullata janë përgjegjës për zgjerimin e rrjetit dhe bashkëpunimin me komunitetin”, ka deklaruar ajo.

E, Zdenko Lunçiq, sekretar i shtetit për punë të jashtme i Kroacisë, ka thënë se kroatët e shfrytëzuan lirinë e lëvizjes së lirë për të gjetur punë më të mira jashtë vendit. Por, ka theksuar se shtetet duhet t’i ruajnë talentet dhe të ofrojnë ekonomi të qëndrueshme.

“Ajo që shtetet duhet të bëjnë është që të ruajnë talentet dhe ti inkurajojnë që të kthehen në vend. Ne kemi një zyre shtetërore për kroatët jashtë vendit kemi ulëse në parlament dhe kemi këshillin qeveritar për diasporën. Çdo shtet duke përfshirë edhe Kroacinë, për të pasur sukses në këtë proces duhet t’i kryeni detyrat e shtëpisë duhet të përmirësoni kornizën ligjore, sundimin e ligjit të luftoni korrupsionin Sa i përket rritjes ekonomike nënkuptoj që të keni një rritje të qëndrueshme që njerëzit të mos ikin”, ka përfunduar ai.

Ministrja Gërvalla: Diaspora, një nga prioritetet kryesore të Qeverisë

Gjithashtu lexoni:

Gërvalla nënshkruan një vendim, ka të bëj me Sali Çekajn

Ky është çmimi i naftës për sot

Elezi: KQZ pret përfundimin e ankesave para shpalljes së rezultateve përfundimtare

Zyrtari i lartë i OKB-së nis sot vizitën dyditore në Kosovë

Haziri: Bashkëpunimi ndërmjet partive, rruga e vetme për t’i dhënë fund krizës politike

Kosova News 17/11/2023 17/11/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
19°C
Pristina
few clouds
19° _ 19°
80%
1 km/h
Mon
29 °C
Tue
29 °C
Wed
29 °C
Thu
31 °C
Fri
29 °C

Lajmet e Fundit

Gërvalla nënshkruan një vendim, ka të bëj me Sali Çekajn
10:48 -22/06/2026
Lajm i shumëpritur për bujqit, sot hapet thirrja për pagesat direkte
10:47 -22/06/2026
Këto janë dy motrat që humbën jetën tragjikisht në Gjermani
10:45 -22/06/2026
Ky është çmimi i naftës për sot
10:11 -22/06/2026
Elezi: KQZ pret përfundimin e ankesave para shpalljes së rezultateve përfundimtare
09:48 -22/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?