KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Tomë Gashi për Asociacionin: Mëkatet e qeveritarëve të tjerë, Kurti nuk mund t’i lajë
Politikë

Tomë Gashi për Asociacionin: Mëkatet e qeveritarëve të tjerë, Kurti nuk mund t’i lajë

Kosova News
Kosova News 21:27 -15/11/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

“Dhe meqenëse se ato mëkatet e viti 2013 dhe 2015 që të tjerët e kanë nënshkruar Asociacion, Albin Kurti nuk po mundet me i heq, sepse janë bërë obligime ndërkombëtare”.

I sigurt deklaroi kështu avokati Tomë Gashi gjersa po përgjigjej në pyetjen se “a do ta implementojë kryeministri Albin Kurti, Asociacionin”, draftin e të cilit para pak ditësh ishte i gatshëm ta nënshkruajë, në udhëtimin tij të fundit në Bruksel.

Gashi shtoi se “lojë shumë të mirë diplomatike” është duke e bërë Kurti në dialog, dhe nuk është si qeveritarët e kaluar.

“Unë besoj që duke pasur parasysh këtë situatë, nuk do të kemi Asociacion në këtë formën që po propozohet, por loja diplomatike shumë e mirë e Albin Kurtit që po thotë, “nënshkruaji ti të gjitha në pako”, jo siç do të thotë me marrë vetëm diçka që po kërkon Serbia, po Serbia nuk po e do as këtë draft të Asociacionit. Ajo po thotë diçka që është nënshkruar, e nënshkrim në dyja draftet ka bërë vetëm me qeveritarët e kaluar”, ka thënë Gashi.

E, draft-statuti i Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, i publikuar nga ish-inspektori i Përgjithshëm i AKI-së, Burim Ramadani, nuk ka kompetenca ekzekutive ka theksuar avokati Gashi.

Avokati Gashi tha se nuk po sheh asnjë kompetencë ekzekutive dhe se nuk beson se dikush mund të gjejë diçka në kundërshtim me ligjet e Kosovës në draft-statutin e publikuar nga Ramadani “përveç se dikush mundet me spekulu”.

“Edhe nëse ky është drafti final, që i është dhënë kryeministrit Kurti dhe presidentit të Serbisë, Vuçiq, prapë kush e lexon prej nenit të parë deri te neni i fundit, nuk është ai Asociacion me kompetenca ekzekutive. Dhe gjithçka është në kuadër të administratës së pushtetit lokal. Unë nuk po shoh këtu asnjë kompetencë ekzekutive”, shtoi Gashi.

“Edhe nëse ky draft do të jetë final prapë do të jetë në kuadër të pushtetit tonë. D.m.th. të administratës lokale të Republikës së Kosovës. Nuk besoj se dikush mundet me gjet përveç se mundet me spekulua, prej nenit të parë deri në nenin e fundit që ka diçka në kundërshtim me ligjet tona. Për t’i ikur çdo keqkuptimi dhe dyshimi, ky draft-statut ose ai i ardhshmi që do të vjen, do të shkojë në Gjykatën e Kushtetuese dhe pa e dhënë miratimin apo bekimin ajo ne mundemi me shkrua drafte, me i publiku”, ka thënë Gashi ne rtvd.

Gjithashtu lexoni:

Haxhiu shpreh keqardhje që PDK dhe AAK refuzuan takimin konsultativ

Dehari u bën thirrje partive: Konstituimi i Kuvendit pa marrëveshje për Presidentin nënkupton zgjedhje

PDK-ja e refuzon takimin me Haxhiun

Sorensen flet për koordinim të ngushtë BE-SHBA për normalizimin e raporteve Kosovë -Serbi

Gjini refuzon takimin me Haxhiun

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?