KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Italia gjobit kompanitë e energjisë për rritjen e çmimeve
Botë

Italia gjobit kompanitë e energjisë për rritjen e çmimeve

Kosova News
Kosova News 16:10 -15/11/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Autoriteti mbikëqyrës i konkurrencës në Itali ka gjobitur gjashtë furnizues të energjisë elektrike me mbi 15 milionë euro, për shkak të rritjes së çmimeve të konsumit, pavarësisht një ligji që synon stabilizimin e çmimeve të rrymës dhe gazit.

Autoriteti për konkurrencë dhe tregje ka thënë përmes një deklarate se kompanitë kishin përdorur “praktika agresive tregtare”, që kishin efekt “të kushtëzimit të konsumatorëve që të pranonin rritjen e çmimeve” nga 10 gushti 2022 deri më 30 qershor 2023.

Gjobat më të larta janë shqiptuar nga gjigantit energjetik italian, Enel (10 milionë euro) dhe Eni (5 milionë euro).

Këto dy kompani “në mënyrë të njëanshme kanë ndryshuar çmimet për më shumë se 4 milionë konsumatorë bazuar në klauzolat e kontratave që u lejojnë kompanive të vendosin në diskrecionin e tyre nëse duan të ndryshojnë tarifat”, ka thënë autoriteti, shkruan REL.

Katër kompanitë e tjera, Acea Energia, Iberdrola Clienti Italia, Dolomiti Energia dhe Edison, kanë pranuar gjoba duke variuar nga 560 mijë euro deri në 5 mijë euro, pasi autoriteti i konkurrencës ka vlerësuar se sjellja e tyre ka qenë më pak serioze.

Pasi çmimet e energjisë elektrike u rritën pas nisjes së pushtimit rus të Ukrainës në shkurt të vitit 2022, Qeveria italiane e kryeministrit të atëhershëm Mario Draghi, ndaloi rritjen e njëanshme të çmimeve për furnizim me energji elektrike dhe gaz nga 10 gushti i vitit 2022 deri më 30 qershor të vitit 2023, ka thënë autoriteti.

Pavarësisht këtij vendimi, gjashtë kompanitë e gjobitura “u dërguan letra klientëve të tyre duke u kërkuar atyre që të pranojnë çmimet e ndryshuara për këtë periudhë kohore, gjë që rezultoi në rritjen e konsiderueshme të çmimeve”, ka thënë autoriteti.

Gjithashtu lexoni:

Franca miraton ligjin për ndihmën mjekësore në fundin e jetës

Kancelari gjerman Friedrich Merz paralajmëron SHBA-në: Mos ndërhyni në zgjedhjet e Gjermanisë

Qeveria gjermane do të rrisë ndjeshëm taksën mbi duhanin

Trumpi rikthen bllokadën në Hormuz, vendos tarifë prej 20% për mallrat që kalojnë nëpër ngushticë

Trump për Iranin: Po i shkelin marrëveshjet, kështu që thjesht do t’i godasim shumë fort

Kosova News 15/11/2023 15/11/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
scattered clouds
18° _ 18°
89%
1 km/h
Thu
30 °C
Fri
33 °C
Sat
38 °C
Sun
34 °C
Mon
29 °C

Lajmet e Fundit

Kamberi publikon dokumentin, dorëzohet kërkesa për shkarkimin e ministres Paunoviq
14:52 -16/07/2026
Deklaratat e Paunoviqit kundër Kosovës, Marta Kos: E habitshme që vazhdon të jetë ministre
14:29 -16/07/2026
Franca miraton ligjin për ndihmën mjekësore në fundin e jetës
14:08 -16/07/2026
Ambasada britanike dënon deklaratat e ministres serbe
13:57 -16/07/2026
Kadri Veseli ka kërkuar lirim të përkohshëm nga Haga, Prokurorja West: Të mbetet në burg, edhe ashtu gjyqi final është  më 16 shtator
13:15 -16/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?