Reperi i mirënjohur Unikkatil, këtë verë do të performojë edhe në kryeqytet.
“Kosova Fighting Series” i cili sivjet do të organizojë një edicion të ri, po rikthen edhe performancën e reperit Unikkatil.
Artisti do performojë më datë 1 gusht të këtij viti.
Këtë e kanë bërë të ditur organizatorët e këtij evenimenti përmes postimeve në rrjetet sociale.
“Kosova Fighting Series” do të jetë sezoni i dytë i kësaj ngjarjeje që u mbajt edhe në të kaluarën në Kosovë.